
Evros, Greqi

Një zjarr i madh përfshin fshatrat Sidiro dhe Yannuli në Evros. Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë edhe përforcime nga forcat e disa vendeve europiane, luftuan me zjarret shkatërruese në Greqi, të cilat prej ditësh djegin vendin.
Kiev, Ukrainë

Dy vajza kalojnë pranë tankeve të blinduara ruse, të cilat janë shkatërruar dhe janë ekspozuar në rrugët e kryeqytetit. Këtë javë, Rusia nisi sulmet ajrore në Kiev dhe autoritetet e cilësuan si një prej sulmeve më të mëdha që prej pranverës.
Tarpon Springs, Florida, SHBA

Një grua përshkron ujin, pasi ka evakuuar shtëpinë e saj, pas një përmbytjeje të shkaktuar nga uragani Idalia. Uragani shkaktoi shumë dëme, duke përfshirë përmbytje të mëdha, pemë të rrëzuara, linja elektrike të dëmtuara dhe ndërtesa të shkatërruara.
Johannesburg, Afrika e Jugut

Banorët qëndrojnë pranë pasojave të një prej zjarreve më vdekjeprurës, të ndodhur në Johannesburg. Njerëzit u mblodhën për të kënduar këngë solidariteti, për t’u lutur dhe për të dhuruar ushqime dhe ndihma për të mbijetuarit.
Bakhmut, Ukrainë

Një ushtar ukrainas plagoset gjatë evakuimit pranë Bakhmut. Ukraina konfirmoi se kishte pushtuar një fshat të rëndësishëm në Zaporizhzhia dhe ky pushtim shënon një përparim gradual për ushtrinë ukrainase.
Eagle Pass, Teksas, SHBA

Emigrantët duke kaluar një gardh me tela me gjemba, pasi kaluan nga Meksika në SHBA.
Kiev, Ukrainë

Njerëzit pastrojnë mbetjet e sulmeve me raketa, në ndërtesat dhe dyqanet e tyre.
Panama

Një grua përpiqet të heqë barrikadën e policisë, gjatë një proteste kundër minierave të bakrit, të zhviluar pranë asamblesë kombëtare. Qindra njerëz protestuan kundrejt kontratës së re për ‘Miniera Paname’, e cila operon në minierën më të madhe të bakrit në Amerikën Qëndrore.
Perry, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Një pikë karburanti dëmtohet nga stuhia, pasi uragani Idalia përshkroi Floridën.
Johannesburg, Afrika e Jugut

Mjekët dhe punonjësit e urgjencës në skenën e një zjarri vdekjeprurës në qendër të Johanesburgut. Zjarri është një ndër tragjeditë më të mëdha dhe shkaktoi 74 viktima.
Libreville, Gabon

Një billboard i grisur i fushatës së presidentit të rrëzuar të Gabonit, Ali Bongo Ondimba, në Libreville. Oficerët ushtarakë thanë se kishin marrë pushtetin dhe e kishin vënë presidentin në arrest shtëpiak, pasi vendi pësoi një tentativë për grusht shteti, disa javë pasi trupat kryengritëse morën pushtetin në Niger.
Alexandroupoli, Greqi

Një pyll pranë fshatit Kirki paraqitet në këtë gjendje, pas një zjarri që nisi në pyje, duke shkatërruar pemët e ullirit të fermerëve dhe duke vrarë bagëtitë. Zjarri është më i madhi i regjistruar ndonjëherë në BE, sipas Komisionit Evropian.
Irpin, Ukrainë

Nxënësit këndojnë himnin kombëtar të Ukrainës ndërsa mblidhen me familjarët dhe mësuesit e tyre për një ceremoni për të shënuar fillimin e vitit të ri shkollor, të njohur si dita e dijes, në Irpin.
Quito, Ekuador

Ushtarët ecin drejt një automjeti që shpërtheu jashtë ndërtesës së Ministrisë së Grave dhe të të Drejtave të Njeriut.
Johannesburg, Afrika e Jugut

Perdet dhe çarçafët dhe dysheku që shihni në foto janë përdorur nga njerëzit që të largoheshin nga zjarri, u varën nëpër dritaret e qytetit. Të mbijetuarit e zjarrit shkatërrimtar që shpërtheu në një ndërtesë në Johanesburg kërcyen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve dhe ngritën zërin për gjendjen e rrënuar dhe të rrezikshme të banesave që strehojnë azilkërkuesit.
Burewala, Pakistan

Njerëzit kalojnë nëpër zonën e përmbytur në qytetin e Burewala. Disa qindra fshatra dhe mijëra hektarë tokë bujqësore u përmbytën kur lumi Sutlej doli nga shtrati.
Bunol, Spanjë

Në Spanjë ka nisur festa vjetore e “Tomatinës”, ku mijëra njerëz mblidhen në rrugë dhe nis një betejë me domate të pjekura.
Londër, Angli

Nis parada e karnavaleve Notting Hill në perëndim të Londrës. Mijëra njerëz dalin në rrugët e qytetit, për të festuar me kostume vezulluese, pupla dhe bizhuteri.
Karakas, Venezuelë

Të rinjtë luajnë basketboll në lagjen “San Agustin” në Karakas.
Budapest, Hungari

Jackline Chepkoech nga Kenia, Lomi Muleta nga Etiopia, Winfred Mutile Yavi nga Bahrein dhe Peruth Chemutai nga Uganda garojnë në finalen e 3000 metrave me pengesa për femra gjatë Kampionatit Botëror të Atletikës.