Si ishte kjo verë për ju? Pas disa muajve me veshje të lirshme, fustane të lehta lino, shpatulla të zbuluara e sandale të sheshta, ja ku erdhi shtatori! Për të gjitha vajzat ky është një sinjal për ndryshime në veshje dhe gardërobë.
Stilistët këtë prag vjeshte i referohen një look-u të thjeshtë dhe praktik. Një xhaketë sportive lëkure dhe një çantë e madhe? Si thoni për një palë pantallona njëngjyrëshe me xhepa anash apo xhinse të kombinuara me një bluzë të bardhë?
Ja pesë ide veshjesh të bukura për një stil praktik në këtë fillim shtatori.
Pak doza frymëzimi për atë që vajzat franceze e quajnë “la rentrée” (fillimi i shkollës, punës dhe një sezoni komplet të ri).