Selena Gomez foli për jetën e saj si gocë single, ndërkohë që promovoi edhe këngën e saj më të re, “Single Soon”. Në një bisedë me Tony Fly dhe Symon, Selena tregoi për ndjesitë e saj, standardet dhe për albumin e ri.
“Mendoj se të gjithë shkojmë tek ajo faza (kur mendojmë): ‘Oh, do ishte bukur që të kisha dikë në krah’ dhe e kuptoj këtë. Por, jam duke e shijuar momentin e tanishëm dhe thjesht dua të jem e lumtur për veten”, duke shtuar se kur personi i duhur të bëhet pjesë e jetës së saj, ajo të mos ketë pasiguri.
Gjithashtu, Sel theksoi edhe faktin që ka standarde dhe se personi që do të jetë me të, duhet t’i përmbushë ato. “Mendoj se kam standarde dhe besoj se jetoj në një botë ku djemtë e ngatërrojnë standardin me ‘pritshmëritë e shumta’. S’kam turp ta them: Nëse do të jesh me mua, kam x, y dhe z kërkesa”, tha ajo. Disa nga pritshmëritë ishin që personi fatlum ta bëjë të qeshë dhe të jetë i sjellshëm me familjen dhe miqtë e saj.
Tani, s'duam as ta mendojmë se sa shumë të kanë pyetur mbi standardet, apo të kanë thënë se standardet e tua janë shuuumëëë të larta.
Ose e ke imagjinuar se si do e kishe jetën me një partner/e.
Ylli i “Only Murders In the Building” foli edhe për albumin e ri dhe tha se simbolizon dhe shënon një epokë të re për të, në jetën e saj reale dhe artistike. Albumi nuk ka këngë të trishta dhe deri më tani, as një datë publikimi.
Me pak fjalë, Selena është këtu për të treguar se është qejf të jesh single, ndaj shijo jetën dhe kur të vijë partneri, por edhe nëse s’vjen, ti sërish je e lumtur dhe e plotësuar.
Artikuj të sugjeruar: