Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tokio përgatitet për një tjetër tërmet të madh në 100-vjetorin e tërmetit vdekjeprurës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tërmeti që goditi rajonin e Tokios dy minuta para mesditës më 1 shtator 1923 ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi 290,000 shtëpi, 105,385–142,800 njerëz humbën jetën dhe dëmi u vlerësua në ¥5.5 miliardë, ekuivalente me 37% të prodhimit të brendshëm bruto të Japonisë në atë kohë.

Sizmologët besojnë se ka një shans 70% që një tërmet masiv të godasë zonën metropolitane të Tokios brenda 30 viteve të ardhshme, duke vrarë deri në 23,000 njerëz.

Japonia është një nga vendet më të sigurta në botë përsa i përket sigurisë ndaj fatkeqësive të tilla. Për shembull, më 11 mars 2011, rrokaqiejtë lëkundeshin, por qëndronin të drejta gjatë një tërmeti 9 ballë.

Johannesburg: Shkon në 74 numri i viktimave të zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Numri i të vdekurve u rrit në 74 pasditen e së enjtes pas zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në Johanesburg, qytet në Afrikën e Jugut. Kur shpërtheu zjarri, rreth orës 01:00, e vetmja derë që lejonte hyrje-daljen në ndërtesë ishte e mbyllur, duke i lënë banorët pa rrugëdalje.

Rreth 400 njerëz jetonin në ndërtesë, përgjithësisht migrantë dhe azilkërkues jashtëzakonisht të varfër, kryesisht nga Malavi, Tanzania dhe Zimbabve.

Parisi merr masa për mushkonjat-tigër

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet shëndetësore në Paris kanë dezinfektuar zonat e kryeqytetit francez për të vrarë mushkonjat-tigër që mbartin sëmundje. Përhapja e tyre e shpejtë në Europën veriore mendohet se është përshpejtuar nga ndryshimet klimatike.

Insekte të tilla janë të shpeshta në qytetet tropikale, por po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Europë pasi mushkonjat-tigër, që cila mund të bartin viruset e dengës, chikungunya dhe Zika, përhapen nga Azia juglindore.

Deadnaming dhe Misgendering : A do të bëhen së shpejti ilegale në Gjermani?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Përdorues të shumtë të rrjteve sociale dhe faqe të caktuara pretendojnë se qeveria gjermane miratoi së fundmi një ligj për të bërë misgendering dhe deadnaming vepra penale të dënueshme me gjobë deri në 10,000 euro.

Deadnaming - akti i referimit të një personi transgjinor ose jobinar me një emër që ai përdorte përpara tranzicionit. Misgendering - kur përdoret qëllimisht gjuha e gabuar për emërtimin e gjinisë, siç janë përemrat kur i referoheni dikujt tjetër.

Qëllimi kryesor i projektligjit gjerman është të lehtësojë ndryshimet ligjore të gjinisë për personat trans, interseks dhe jobinarë.

Sipas faqes së internetit të Ministrisë Gjermane për Çështjet Familjare, gjinia e caktuar më parë e një personi nuk duhet të zbulohet apo përflitet pa pëlqimin e personit. Por ka përjashtime nga ky rregull sidomos kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Ministria këmbëngul se “vetëm sjellja e qëllimshme merret parasysh sepse aktet nga pakujdesia nuk sanksionohen”.