Celebrity

Princ Harry flet për mungesën e mbështetjes pas vdekjes së Lady Diana-s

Shkruar nga Anabel

31 Gusht 2023

Princ Harry flet për mungesën e mbështetjes pas vdekjes së

Princi Harry foli, sërish, për anëtarët e familjes mbretërore, këtë herë duke pretenduar se askush nuk ishte aty për atë kur nëna e tij, Lady Diana, ndërroi jetë në vitin 1997.

Në mini-serialin e tij “Heart of Invictus” në Netflix, Harry tregoi se e kuptoi që diçka nuk shkonte me të pasi u kthye nga shërbimi ushtarak në Afganistan dhe kishte simptoma të stresit post-traumatik. Megjithatë, më vonë ai kuptoi se ishin traumat të cilat i kishte ndrydhur që prej moshës 12-vjeçare, kur Princeshë Diana u nda nga jeta.

"Unë nuk e kisha atë strukturë mbështetëse, atë rrjet ose atë këshillë eksperti për të identifikuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë me mua,” tha ai.

Harry, 38 vjeç, tregoi se ai "e ndrydhi" traumën e humbjes së nënës në "moshë të re" dhe "asnjëherë nuk ishte vërtet i vetëdijshëm" për emocionet e tij derisa "të gjitha dolën jashtë".

Vetëm vite më vonë, kur situata ishte vështirësuar goxha, ai vendosi të kërkonte ndihmë për shëndetin mendor.

“Fatkeqësisht, si shumica prej nesh, hera e parë që e mendoni me të vërtetë terapinë është kur jeni shtrirë në dysheme në pozicionin e fetusit,” shtoi ai.

Princ Harry flet për mungesën e mbështetjes pas vdekjes së

Ai e ka diskutuar edhe më parë mungesën e pretenduar të dhembshurisë dhe mbështetjes nga familja pas vdekjes tragjike të Diana-s.

Në librin me kujtime, "Spare", princi pohoi se babai i tij, mbreti Charles III, as nuk e përqafoi kur ata u tronditën nga lajmi se Diana kishte vdekur në një aksident me makinë.

“Dora e tij u vendos edhe një herë në gjurin tim dhe më tha: ‘Gjithçka do të shkojë mirë.’ Kjo ishte shumë për të. Atërore, shpresëdhënëse, e sjellshme. Dhe kaq shumë e pavërtetë” shkroi ai në libër.

Harry kujtoi mbretin Charles tani 74 vjeç, që e kishte ulur për t'i thënë se "mamaja" e tij kishte bërë një aksident me makinë.

“Më kujtohet që mendova: Aksident...ok. Por ajo është mirë? Apo ajo? Dhe mbaj mend që prita me durim që babi të konfirmonte se vërtet mmai ishte në mirë.”

Pasi i foli për lëndimet e Diana-s dhe që u dërgua me urgjencë në spital, Charles konfirmoi se ajo "nuk ia doli".

"Këto fraza më mbetën në mendje si shigjetat në një tabelë," shkroi Harry.