Nuk ka asgjë më praktike dhe thelbësore në gardërobën e një vajzë sesa një palë xhinse! Në versionin e pantallonave apo fundeve të gjata, ka gjithmonë një moment që xhinsi klasik rikthehet për t’i bërë të gjitha vajzat që e zgjedhin të duken super bukur në çdo dalje të tyren, nga puna në zyrë apo tek daljet në darkë.
Me ardhjen e vjeshtës, kombinimet e xhinsit bëhen edhe më të lezetshme. Mendoni pak një pallto të gjatë sipër trupit ose një xhaketë të lehtë të hedhur supeve, ju duhet të udhëhiqeni nga xhinset për të plotësuar stilin tuaj këtë vjeshtë.
Nëse keni nevojë për “vulën” e profesionistëve të modës, thuajse të gjitha markat e njohura e kanë pasur pjesë të koleksioneve materialin xhins këtë sezon, çështja mbetet tek kombinimi i duhur. Me këpucë të sheshta balerine apo një triko të hollë, xhaketat e lëkurës apo të tjera, preferencat mbeten në dorën tuaj.
Mos harroni vetëm xhinsin dhe gati për t’u dukur yll këtë vjeshtë!
Burimi: Vogue