Celebrity

Adele flet për mëmësinë dhe tregon listën e emrave për bebe

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2023

 

Adele flet për mëmësinë dhe tregon listën e emrave
Getty

Adele është gati të bëhet sërish nënë! Këngëtarja, 35 vjeç, shprehu dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë gjatë një bashkëbisedimi me fansat në eventin “Weekends With Adele” në Las Vegas.
 
Këngëtarja e “Easy On Me” ka një djalë 10 vjeç, Angelo, për të cilin bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Simon Konecki. Ata të firmosën divorcin në prill të vitit 2019.

Adele flet për mëmësinë dhe tregon listën e emrave
Getty

Adele u tha fansave se është gati që shpejt të bëhet sërish nënë, madje listoi edhe emrat të cilët ka menduar për fëmijët e saj. “Kam krijuar lista dhe sa herë shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefon”, tha Adele, e cila shtoi: “Parker e pëlqen Rich (partneri i saj)”, ndërsa vetë ka menduar për Spencer ose Parker.

Këngëtarja britanike, prej kohësh është në një marrëdhënie me partnerin e saj, Rich Paul dhe ka folur edhe më parë për dëshirën e saj për të zgjeruar familjen.

Adele flet për mëmësinë dhe tregon listën e emrave
Getty

“Dua të kem disa fëmijë të tjerë. Do të jetë fantastike, nëse është e mundur. Nëse jo, kam Angelo-n. Thjesht dua të jem e lumtur”, tha fituesja e 16 çmimeve Grammy.

Artikuj të sugjeruar: