Celebrity

I dedikohet The Weeknd? Selena Gomez reagon për teorinë virale

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2023

I dedikohet The Weeknd? Selena Gomez reagon për teorinë virale

Selena Gomez publikoi këngën "Single Soon" së fundmi dhe pavarësisht se nuk ka pasur asnjë lidhje publike që nga viti 2018, fansat u drejtuan në historikun e saj të marrëdhënieve.

Sipas tyre, kënga është frymëzuar nga raporti me The Weeknd, me të cilin Selena ishte në një lidhje nga janari 2017 deri në tetor 2017, para se të lidhej sërish asokohe me Justin Bieber për disa muaj.

Në disa media, u shpërnda teoria virale e fansave dhe Selena komentoi në postimin e Hollywood Life – ku flitet për këtë teori – duke shkruar: “Nuk mund të ishte më e rreme.”

Kënga “Single soon” është një këngë që i dedikohet të qenit rehat në shoqërinë tënde, pa praninë e një personi.

I dedikohet The Weeknd? Selena Gomez reagon për teorinë virale

Pas ndarjes në vitin 2017, Gomez foli përzemërsisht për The Weeknd dhe marrëdhënien e tyre.

“Diçka për të cilën jam vërtet krenare është se ekziston një miqësi kaq e vërtetë [midis meje dhe The Weeknd]. Unë me të vërtetë nuk kam përjetuar diçka të tillë në jetën time. Ne e përfunduam lidhjen si miqtë më të mirë, dhe ishte sinqerisht për të inkurajuar dhe për t'u kujdesur [për njëri-tjetrin] dhe kjo ishte shumë e jashtëzakonshme për mua,” tha Selena për Billboard.