Llogaria e Anabel në Instagram u mbush dje me rrëfime për sekretet dhe “mëkatet” që ndjekësit zgjodhën t’i ndanin me ne, anonim. Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre rrëfimeve:
“Vazhdoj të jem e dashuruar me të, edhe pse e di që nuk është i duhuri”
“I kam mbajtur ca sekrete të dashurit, me të cilin kam 3 vite. Tani do fejohemi dhe kam frikë se mos i merr vesh”
“Asokohe, tradhtova të dashurin 2 javë para se të fejoheshim, pasi më thoshin shoqet: “Kalo një natë me njërin se do martohesh dhe s’provove njeri tjetër veç atij” dhe sërish, shoqet e mia ishin ato që i treguan për one-night-stand-in tim dhe u ndamë”
“Rashë në dashuri me pedagogun. Ai ma mori për dobësi dhe zhgënjimi më helmoi”
“Dashuroj një djalë që është i lidhur. I bëj dëm vetes sa herë dal e flas me të”
“Kam vjedhur bizhuteritë në shtëpitë e kushërinjve”
“Kam pasur një lidhje me një burrë të martuar”
“Kam tradhtuar burrin me armikun e tij. U dashuruam me njëri-tjetrin, por frika se vriteshin më bëri të largohem”
“Që s’e kam ndjekur Anabelin që kur u hap”
“Që kam rënë në dashuri me një burrë të martuar. Ai 60 vjeç, unë 30 vjeç. Kemi 12 vite bashkë. Duhemi shumë, por s’mund të jemi të dy”
“Kam shkuar në shtrat me një djalë 13 vjet më të madh dhe tani ai më shantazhon me foto dhe video që kemi bërë gjatë lidhjes sonë 2-vjeçare. Tani jam e martuar me dikë tjetër”
“Kam menduar më shumë për të tjerët dhe kam harruar veten time”
“Kam vjedhur lekë nga familja për t’ia dhënë ish-it”
“U lidha me shefin e martuar”
“Bëra seks me të dashurin, sot, babai i fëmijës sim dhe e përzura, i thashë të shkonte te shtëpia e tij, sepse të nesërmen duhet të zgjohesha herët. Në fakt, e tradhtova. Pasi zbriti ai, erdhi fiksimi im. Ende flas me të, por jeton jashtë. Ndërkohë, fëmija rritet”
“U dashurova me një djalë të fejuar”
“Abortova sepse nuk ndihesha gati për të qenë nënë, pavarësisht se i dashuri s’ishte dakord”
“Kam abortuar kur isha 17 vjeç. I dashuri më bëri block sapo mësoi se isha shtatzënë”
“Më llaston me lekë një tip që s’më pëlqen. Unë po e përdor, ai e kupton dhe vazhdon. Ndihem keq, por leku është i mirë”
“E kam tradhtuar në total 3 herë. Vetëm këtë muaj 2 herë”
“Jam 26 vjeç dhe ende s’kam bërë seks”
“E kam ndrydhur veten për shumë gjëra, duke mos shijuar asgjë”
“U dashurova me shokun e të fejuarit. Nuk patëm asgjë fizike, përveç një puthjeje, pasi s’mund t’u bënim keq njerëzve që kishim në krah. Ishte koha dhe vendi i gabuar. Sa herë më ndodh diçka e keqe, them është karma për atë që kam ndjerë asokohe”
“Bëra seks me mikun e ngushtë. Sot s’kemi më kontakt dhe jemi jashtë jetës së njëri-tjetrit”
“Lashë dikë që më donte për një tjetër me lekë”
“Kam ngelur shtatzënë. Nuk kam asnjë mundësi financiare për ta rritur fëmijën”
“Kam goditur fëmijët e mi kur ishin të vegjël. Jetoja në një ambient toksik. S’do ia fal kurrë vetes”
Shqiptarët tregojnë sekretet për të cilat pendohen më së shumti
Shkruar nga Anabel
28 Gusht 2023