Tom Brady dhe Irina Shayk janë parë sërish në një hotel në Londër dhe ndërkohë që Tom është “burri i ëndrrave” të Irina-s, burime për ET thonë se ish-bashkëshortja e Tom s’e vret mendjen fare për romancën publike të tyre.
“Gisele as nuk e mendon se ç’bën Tom me jetën e tij romantike. Ajo po përqendrohet te fëmijët, bashkëprindërimin dhe për të siguruar një ambient të mirë për të gjithë”. Tom dhe Gisele kanë tre fëmijë bashkë: Benjamin, 13 vjeç, Vivian, 10 vjeç dhe Brady, 16 vjeç, djali i Tom me ish-të dashurën, Bridget Moynahan.
View this post on Instagram
“Prioriteti i saj është që të sigurojë që fëmijët të ndiejnë dashuri dhe përkujdesje. Ajo do të japë një shembull pozitiv për ta”, tha burimi.
Sa i përket Irina dhe Tom, ata po argëtohen shumë bashkë, megjithëse ende raporti i tyre s’është shumë serioz. Ata po e shijojnë marrëdhënien, Tom është shumë i tërhequr nga Irina dhe ajo është shumë e dhënë pas tij, konfirmojnë burimet.
Artikuj të sugjeruar: