
Me duart që mbulojnë gjoksin dhe make up minimalist, artistja Dua Lipa u shfaq në kopertinën e versionit francez të revistës “Vogue” më provokuese se kurrë! Por, nuk është e vetmja! Vajzat më të njohura të showbiz-it dhe Hollywood-it kanë guxuar në stilin e tyre duke mos e censuruar “lakuriqësinë”!
Reperja Lil' Kim, Lady Gaga apo Nicki Minaj renditen ndër gratë e famshme që me vetëbesim nuk u kursyen për të ekspozuar gjoksin në shfaqjet më të mëdha publike të industrisë muzikore.
Lil' Kim debutoi në skenë me një nga pamjet më ikonike të viteve '90-të, me gjoksin e zbuluar dhe ngjitëset e lezetshme që mbulonin thithkat. Stili u rikthye në vitin 2010, duke prekur yjet e pop-it që guxuan me pamjen e tyre.
Kanë qenë marka të njohura si Saint Laurent që prezantuan në pasarelë tendencat e veshjeve perms modeleve si Bella Hadid dhe Kendall Jenner që e përqafuan këtë tendencë duke zbuluar dekoltenë.
Po ju rikujtojmë 15 pamjet më ikonike të vajzave që u zbuluan publikisht duke bërë histori në botën e modës.

Lil’ Kim

Paris Hilton

Dita Von Teese

Miley Cyrus

Lady Gaga

Miley Cyrus

Nicki Minaj

Saint Laurent

Kendall Jenner

Bella Hadid

Nicki Minaj

Cher

Joan Smalls

Cara Delevingne

Kendall Jenner
Burimi: Bustle.com