Lule

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton stresin

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2023

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Një shtëpi e bukur me oborrin që “shtrihet” para syve tuaj, ku moria e luleve dhe bimëve plot ngjyra ju kënaq sytë të jep një ndjesi relaksi. Sidomos, për ata që jetojnë në qytet.

Është ai momenti tipik me veten, ulur në një karrige në oborr, me filxhanin e kafesë në duar dhe aromën e luleve si shoqëruesin më të mirë të pasditeve tuaja. Ky moment ju afron më shumë me stinët, teksa ju relaksoheni në hapësirën plot me lule dhe bimë ku keni investuar dhe kujdeseni prej vitesh. 

“Shpesh e gjej veten duke parë lulet në kopshtin tim. Meditoj mbi lulëzimin dhe bëhem palë me bukurinë e tyre. Kënaqësia është me bollëk dhe koha kalon më së miri në kopësht”, thotë hortikulturalisti Jac Semmler, autor i i librit “Super Bloom”.

Ja 10 bimët që ndikojnë në gjendjen tuaj relaksuese duke nxitur prodhimin e endorfinës. Çfarë po prisni? Mbillini pa kursim në oborrin e shtëpisë suaj!

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Kamomili

Kamomili është një lule që ndikon në relaksimin tuaj, përmirësimin e gjumit dhe reduktimin e stresit dhe ankthit.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Krizantema

Krizantemat sjellin një ndjenjë gëzimi dhe qetësie. Mbjellja e tyre në oborrin e shtëpisë mund të ndihmojë në pakësimin e simptomave të shqetësimit dhe stresit.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Lulet e gjelbra

Kjo është ngjyra më qetësuese, kështu që duhet të jetë në krye të listës kur jeni duke kërkuar për bimë që e bëjnë oborrin tuaj të ndihet më relaksues.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Lule vjollcë

Vjollca është e njohur për aurën e saj qetësuese, si dhe për të qenë një zgjedhje e përhershme për kopshtin tuaj.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Trëndafilat

A ka lule më të këndshme se trëndafili? Efektet relaksuese të luleve të freskëta dhe veçanërisht trëndafilave janë të njohura. Kjo për shkak se ato prodhojnë hormonin endorfinë që rrit humorin.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Lulja e balsamit të limonit

E njohur për aftësinë qetësuese në simptomat e stresit mendor dhe për të ndihmuar relaksimin, balsami i limonit është një lule super qetësuese.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Jasemini

Mendohet gjerësisht se kjo lule rregullon gjendjen tuaj, duke sjellë ndjenja qetësie dhe relaksi. Energjia e lules e krijuar nga aroma e pasur dhe e ëmbël redukton ndjenjat e stresit dhe ankthit.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Rozmarina

Bimët aromatike tërheqin shumë nga shqisat tona dhe mund të kenë ndikim në mirëqenien emocionale. Mbajtja në kopësht e kësaj bime e bën atmosferën më relaksuese dhe është gjithmonë një ide e mirë.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Bimë aromatike

Është e lehtë të përmirësosh kënaqësinë e të ndenjurit në kopsht duke mbjellë një sërë bimësh aromatike. Zgjidhni bimë me aromë si trëndafilat, jasemini, etj.

10 lule që nxisin prodhimin e endorfinës, hormoni që redukton

Livando

Kjo lule meriton të jetë në krye të listës së bimëve të lehta që e bëjnë oborrin më relaksues. E njohur për lulet dhe gjethet aromatike, aroma e kësaj bime është efektive në reduktimin e stresit dhe një atmosferë të qetë dhe relaksuese.