Relationships

Pse tradhëtojnë meshkujt?

Shumë njerëz janë tradhëtuar nga partneri për arsye që ndoshta nuk i kanë kuptuar asnjëherë. Urojmë që mos ta keni kaluar këtë situatë, por me siguri njihni një person që e ka bërë.

Statistikat tregojnë se tradhëtia është më e përhapur dhe e zakonshme sesa mendohet, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Mesatarisht tradhëtia prek një në 2.7 çifte. Por çfarë ‘kërkojnë’ meshkujt kur tradhëtojnë?

1.Lidhje emocionale.

Mbasi lidhja fillon një lloj monotonie, frazat si ‘Unë kam të drejtë’ ‘Jo, unë kam të drejtë!’ bëhen më të frekuente dhe meshkujt kanë tendencë të ‘mbyllen në vetvete’ e të distancohen. Më vonë ata fillojnë të mungojnë atë lidhjen emocionale që kishin me partneren, duke e kërkuar te dikush tjetër. Kur ata takojnë dikë që i pranon ashtu siç janë, fillojnë të krijojnë atë lidhjen emocionale me të. Gjë e cila më pas evolon në një tradhëti.

2. Vlerësim.

Meshkujt adhurojnë të ndihen të vlerësuar e për më tepër t’i thuhet. Kur një lidhje, fejesë, martesë apo bashkëjetesë fillon të ketë shumë kritika në mes apo fajësime (siç edhe ndodh zakonisht), meshkujt kanë tendencë të kërkojnë një person tjetër që i vlerëson dhe i thotë se sa ‘të mirë’ ata janë.

3. Intimiteti.

Meshkujt duan një partnere që i dëgjon, i buzëqesh dhe ndan me të ëndërrat dhe shpresat për të ardhmen. Sigurisht që meshkujt nuk dinë si ta komunikojnë këtë. Në një lidhje aktuale tendenca është që ata mendojnë ‘Ne jemi të martuar, unë di gjithçka për ty…’, ndërsa në një lidhje të re çdo gjë është e re dhe emocionuese. Të mësosh gjëra të reja mbi partneren e re (nuk po e themi si quhet ndryshe), është e lehtë dhe natyrshëm vjen krijimi i një lidhjeje intime.

4. Të ndihen të dëshiruar.

Të gjithë duan të ndihen të dëshiruar, pavarsisht moshës, gjinisë apo punës që bëjnë. Meshkujt nuk bëjnë ndryshim. Ata kanë tendencë të jenë social e të krijojnë një rrjet të gjërë njohjesh për të ndjerë forcë dhe siguri sesa diçka për tu ndjerë të vlerësuar. Ndërkohë që një lidhje evolon, meshkujt mendojnë se kontributi i tyre merret si i mirëqënë dhe se nuk ka më asgjë të re për të ‘dhënë’. Në një lidhje të re, papritur çdo gjë fillon të ketë rëndësi përsëri.

5.Seks.

Përsa i përket akteviteteve të kënaqësisë, meshkujt në përgjithësi duan seks dhe sa më shumë aq më mirë. Seksi është një nga mënyrat që meshkujt ndihen të ‘lidhur’ me partneren, gjithashtu ndihen të dëshiruar e të vlerësuar nga ajo. Kështu seksi siguron katër elementët e përmendur më sipër plus kënaqësinë fizike, duke i lejuar meshkujt të përqëndrohen tek e tashmja. Në një lidhje të re, seksi ka tendencë të jetë më i shpeshtë. Ose të paktën në fillim!

Burimi: Yourtango  

  

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb