Videoja e fundit e Hailey Bieber-it e postuar në rrjetet sociale ku shfaqet përgatitja e smoothie-t të preferuar të bashkëshortit Justin, ka kapur mbi 3,5 milionë shikime dhe 375 mijë pëlqime në TikTok. Pra, çfarë është kaq e veçantë në këtë smoothie? Flasin dietologët!
@haileybieber husbands favorite protein smoothie so easy n yummy ??
? bad idea right? - Olivia Rodrigo
Është e mbushur me fruta
Ky smoothie përfshin një shumëllojshmëri frutash. “Banania, boronicat dhe mjedrat ofrojnë një sërë lëndësh ushqyese që vlejnë për shëndetin e mirë”, thotë Lauren Manaker, një dietologe në Karolinën e Jugut. Këto fruta ndikojnë në shëndetin e zorrëve dhe përfitime të tjera afatgjata si forcimi i sistemit imunitar dhe luftën ndaj inflamacionit.
Mbushet me proteina
Një smoothie i mirë duhet të jetë ushqyes dhe i kënaqshëm, prandaj recetat e smoothie-ve duhet të përfshijnë në mënyrë ideale një ose dy burime proteinash si kosi grek, qumështi ose pluhuri i proteinave. Dawn Jackson Blatner, autore e “Superfood Swap”, rekomandon të shtoni kefir (një pije e fermentuar si kos), kos grek apo edhe gjizë si një burim të plotë proteinash ushqimore për smoothiet tuaja.
Duket e mirë, por mund të bëjë disa ndryshime
Dietologët vlerësuan shumëllojshmërinë e frutave dhe se ky smoothie siguron proteina të mjaftueshme, por ata panë disa mundësi për përmirësim. Përtej shkëmbimit të burimeve të proteinave me ushqime të plota me pluhur, dietologia Blatner rekomandon shtimin e një grushti spinaq, lakër jeshile apo edhe lulelakër për një porcion tjetër perimesh në ditën tuaj. Smoothie-t janë një mundësi për të shtuar "përforcues" të ushqyerjes, thotë ajo, si burimet e fibrave, omega-3, antioksidantët, etj.
Nëse dëshironi të provoni smoothie-n e Bieber-it, mos ngurroni që të largoheni disi nga receta që publikoi bashkëshortja e tij. Është argëtuese të frymëzohesh për ide tek njerëzit e famshëm, por për këshilla të vërteta duhen dietologët profesionistë.