Make-Up

15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e thara për shkak të moshës

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2023

15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e

Ne i urrejmë lajmet e këqija, edhe pse e dimë se mosha është një faktor i pashmangshëm që nuk kursen lëkurën, flokët, madhe dhe buzët. Ndryshimet janë të dukshme dhe të prekshme. Buzët e plota marrin tjetër pamje, bëhen më të holla, më të thara, teksa të çarat dhe vijat në to theksohen. “Me kalimin e moshës sasia e kolagjenit bie, ndaj lëkura hollohet dhe kjo çon në reduktim të volumit”, thotë Elaina Badro, një makeup artiste në Los Angeles. “Lëkura me kalimin e moshës prodhon më pak yndyrë, gjë që çon në tharje”. Çfarë do të thotë kjo për trajtimin e buzëve? Balsamët hidratues, vajrat dhe maskat do t'i trajtojnë  buzët siç duhet, pa pasur nevojë për të sakrifikuar nuancën e theksuar të së kuqes apo rozës e për këtë duhet të zgjidhni buzëkuqin perfekt.

Një përbërës i dobishëm për gratë në moshë është acidi hialuronik. “Acidi hialuronik jep hidratim dhe ndihmon në mbushjen e të çarave në sipërfaqen e buzëve duke tërhequr lagështinë”, thotë Badro. Të tjerë përbërës zbutës janë gjalpi shea dhe gjalpi i kakaos, të cilat zbusin çarjet në buzë dhe zbehin vijat e holla.

Përveç kërkimit të më shumë përbërësve ushqyes për buzët tek gratë në moshë më të madhe, teknika e aplikimit luan një rol. Për të përmirësuar pamjen e buzëve tuaja, Erin Guth një tjetër makeup artiste në Los Angeles thotë se duhet të filloni me një balsam për të zbutur zonën e buzëve. Më pas, përdorimi i një lapsi buzësh nga një deri në dy nuanca më të errët se ngjyra natyrale për të dhënë iluzionin e buzëve të plota dhe në fund buzëkuqi perfekt. Buzë të plota dhe fantastike!

Ja 15+ sugjerimet tona:

 

15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Chanel Rouge Coco Ultra Hydrating
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Charlotte Tilbury Airbrush Flawless
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Hourglass Phantom Volumizing Glossy Balm
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Anastasia Beverly Hills Satin Lipstick
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Buxom Cosmetics Full Force Plumping
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
L'Oréal Paris Age Perfect Luminous Hydrating
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Tarte Maracuja Juicy Lip Crème
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
By Terry Hyaluronic Hydra-Balm
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Revlon Colorstay Overtime Liquid
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Urban Decay Vice Hydrating
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
ColourPop Lux
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Charlotte Tilbury Revolution
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Merit Signature Lip Lightweight
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Lisa Eldridge True Velvet Lip Colour
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Mayb Colour Sen Ultimate
15+ buzëkuqë që janë fantastikë për buzët e
Mayb Colour Sen Ultimate

Burimi: Allure