Edhe kur në horizont nuk ka drama, Selena Gomez bën të pamundurën që t’i krijojë ato. Këngëtarja dhe aktorja ka publikuar në TikTok një video me sound-in e famshëm të “Sex and the City”, ku Ken e telefonon Samantha Jones dhe i thotë se është ndarë nga bashkëshortja për të dhe Samantha e pyet se kush është.
@selenagomez Single Soon this Friday!
? original sound - Selena Gomez
Menjëherë videoja u bombardua me komente, njerëzit në TikTok morën për kot dhe menjëherë nisën të aludonin se Selena i hodhi një kunjë Justin dhe Hailey.
"Mos kërko falje për këtë më vonë", shkruan dikush, duke ironizuar veprimet e Sel.
"Kunja", shkruan dikush tjetër.
"Jam unë, Justin", thotë një tjetër komentues.
"Qëndro toksike, motër", i sugjeron dikush tjetër.
Të tjerë, pretendojnë se në fakt, Sel thjesht po promovon këngën e saj të re, e cila pritet të dalë më 25 gusht.
Në internet po qarkullon edhe një teori se single i ri i Selena-s do të jetë një tjetër thumb për çiftin e famshëm.
Nga nisen?
Nga ky postim i këngëtares, e cila tregon tërthorazi subjektin e këngës. Në një skicë të vizatuar në një pasqyrë makine reflektohen sytë e dikujt dhe poshtë pasqyrës ka disa zare. Gjejeni kush ka një foto të tillë? Hailey Bieber dora vetë.
S’e dimë kur do të mbarojë e gjithë kjo dramë dhe kur Selena do të ndalojë së i hedhuri benzinë zjarrit, por ndërkohë marrim kokoshkat dhe shijojmë atë që po ndodh.
Artikuj të sugjeruar:
- Thonjtë e bardhë të Selena Gomez janë tjetër nivel: Ja disa modele yll
- Ky stili seksi i Selena Gomez do të jetë trend këtë vjeshtë
- Si është sot raporti i Selena Gomez me shoqen që i dhuroi veshkën?
- Njerëzit mendojnë se Hailey është shtatzënë: “Bebushi Bieber po vjen”
- Njerëzit shpërthejnë ndaj Selena-s: “Mbretëresha e manipulimit”