Nëse shumica prej nesh “vrapojnë” drejt shpjegimit të ëndrrave, teksa gjatë gjumit “ndeshemi” me kuaj fluturues e beteja me alienë, ka disa “mysafirë” që nuk vijnë kurrë kur ne jemi duke ëndërruar.
Psikologët thonë se ka disa gjëra që njerëzit nuk mund t’i bëjnë kur janë në ëndërr, nga përdorimi i telefonave inteligjentë tek ushqimi apo të shikuarit e vetes në pasqyrë.
Bright Side tregon gjashtë nga këto veprime të pamundura gjatë ëndrrave:
Përdorimi i telefonave inteligjentë
Sipas një teorie, ne ëndërrojmë në mënyrë që truri ynë të përpunojë ankthet dhe frikën dhe kjo na ndihmon të përballemi me ngjarje stresuese. Në disa rrethana të caktuara telefonat inteligjentë mund të shfaqen në ëndrrat tona. Alice Robb, autorja e një libri për ëndrrat, tregon se njerëzit kanë më shumë mundësi të shohin telefonat inteligjentë në ëndrra kur kalojnë ngjarje intensive në jetë, si humbja e një personi të dashur, periudha të vështira, etj.
Shkrimi, leximi apo të folurit
Zonat e trurit që janë përgjegjëse për interpretimin e gjuhës janë shumë më pak aktive kur jemi në gjumë. E njëjta gjë vlen edhe për leximin, shkrimin ose të folurën në ëndërr. Njerëzit që përdorin shumë gjuhën në jetën e përditshme, si shkrimtarët apo poetët, mund të jenë në gjendje të kuptojnë gjuhën në ëndrrat e tyre dhe të dalin me ide të reja e të dobishme pasi të zgjohen.
Takim me persona të panjohur
Shumica e ëndrrave bazohen në elementë të zakonshëm nga jeta jonë, kështu që ne ndoshta kemi parë persona të huaj të shfaqen në ëndrrat tona. Mund të mos i mbajmë mend sepse ndërveprimi ishte i shkurtër dhe i pakuptimtë dhe nuk i kujtojmë me vetëdije. Por, kjo nuk e pengon trurin që në bazë të tipareve të portretizojë fytyra të reja.
Të bërit e aktiviteteve fizike
Ne të gjithë kemi provuar aktivitete fizike, sporte të ndryshme, por në ëndërr nuk funksionon njësoj. Gjatë gjumit muskujt janë të palëvizshëm. Në këtë mënyrë, truri ynë sigurohet që ne të mos veprojmë sipas asaj që po ëndërrojmë. Kjo ndjenjë e lëvizjes së ngadaltë mund të ndodhë për shkak të mungesës së reagimit muskulor ose përpunimit më të ngadaltë nervor gjatë gjumit.
Të parit e vetes në pasqyrë
Pasqyrat dhe reflektimet janë koncepte kurioze kur bëhet fjalë për ëndrrat. Çështja është se në botën reale, reflektimet u përmbahen ligjeve të fizikës, por ëndrrat na drejtojnë në pjesën tonë të nënndërgjegjshme. Të shohësh reflektimin tënd në një pasqyrë mund të jetë për të parë veten nga një këndvështrim psikologjik. Pra, gjërat që shihni në një pasqyrë mund të kenë lidhje me ngjarjet në jetën tuaj të përditshme, vetëvlerësimin, etj.
Të shijuarit e ushqimit
Truri ynë krijon përvoja ëndrrash për ne ose duke i bazuar ato në përvojat e jetës reale ose ne dalim me idenë tonë se si mund të ndihen disa gjëra. Pra, ushqimi mund të shijojë ashtu siç e keni imagjinuar, më mirë, ose të ketë një shije të paparashikueshme bazuar në kujtimet tuaja.
Burimi: Bright Side