Astro Fun

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh në vjeshtë

Shkruar nga Anabel

23 Gusht 2023

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Ndërsa, vera ngadalë po ia lë vendin vjeshtës dhe bashkë me ndryshimin e sezonit “përqafohen” edhe veshjet e reja, komode dhe me nuancat e duhura, ne të gjithë jemi gati të transformojmë garderobën. Si thoni për një stil të udhëzuar nga yjet?

Tendenca sipas personalitetit tuaj dhe këtë e zbulon astrologia Lisa Stardust, e cila ka folur për “Instyle”. Pavarësisht nëse jeni një Dash pasionant apo Virgjereshë e përmbajtur, ka një katalog veshjesh dhe stili gati për ju dhe sezonin e ri në prag. Mos harroni, pamjen tuaj të re për në vjeshtë e kanë “përshtatur” yjet dhe kozmosi. Bëhuni gati të shkëlqeni!

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Dashi - E kuqe, nga koka tek këmbët

Dashi pëlqen të “digjet” në shkëlqim dhe guxim. E kuqja do të jetë një nga ngjyrat më IN të sezonit për këtë shenjë të zodiakut.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Demi - Veshje me ngjyra dhe printe

Me kokëfortësi stili që vjen me printim lulesh dhe ngjyrash, Demi do të dominojë në vjeshtë me pëlhura të ndryshme si kadife, mëndafsh, saten dhe lesh.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Binjakët - Një uniform shkolle si tendencë

“Gossip Girl” godet në shenjë për vajzat e lindura në këtë shenjë. Më stilin e intelektualeve që frymëzohen nga uniformat e shkollave, tendenca për vjeshtën do të jetë në një version më modern dhe elegant.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Gaforrja - Komoditeti si kryefjalë stili

Gaforret pëlqejnë rehatinë! Një shall i trashë dhe stil oversize do duket si një model që të çon në atmosferën e prakticitetin e shtëpisë.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Luani - Stil i viteve ‘80

Luanët pëlqejnë të tërheqin vëmendjen sa herë që munden. Këtë vjeshtë, një fustan i frymëzuar nga vitet ‘80  plot shkëlqim do të sjellë vëmendjen e dëshiruar.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Virgjëresha - Fruda në pjesën e belit

Virgjëreshës i pëlqen të nxjerrë në pah pjesët kryesore të trupit. Rikthimi i trendit të frudave tek beli është ajo që do të dominojë stilin tuaj.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Peshorja - Përqafoni stilin romantik

Dantella të zeza, kadife dhe lule të errëta, vajzat e lindura në këtë shenjë “vdesin” për pak romancë, madje të përkthyer edhe në stilin e veshjes.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Akrepi - Orientim drejt lëkurës

Kur bëhet fjalë për të përqafuar stilin dhe sensualitetin, të lindurit nën këtë shenjë dinë si ta përcjellin. Veshjet e lëkurës në vjeshtë do të jenë zgjedhja për të gjitha gocat Akrep.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Shigjetari - Ndërthurje printesh

Shigjetari aventurier nuk ka frikë të jetë i guximshëm në zgjedhjet e modës. Ata do të veshin çdo gjë që u duket e drejtë pavarësisht modës dhe stilit me ngjyra, printe që do të jetë dominues në vjeshtë.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Bricjapi - Me stilin e një kostumi të qepur

Si CEO i zodiakut, kjo shenjë do të zgjedhë veshjet e stilit të biznesit, pavarësisht nëse kanë dalë me miqtë ose janë në një takim në zyrë.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Ujori - Prekje metalike dhe ngjyra

Ujori është krijues dhe i apasionuar pas teknologjisë. Një arsye më shumë ngjyra, çanta metalike dhe çizme të argjendta.

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si të vishesh

Peshqit - Veshje me rrjetë

Rrjeta mund të duket si një material veror në veshje, por ndoshta nuk keni pyetur një peshk. Një pëlhurë e pastër, një fund i gjatë prej materiali rrjetë do të jenë kryefjala e stilit në vjeshtë.

Burimi: Instyle