Celebrity Style

Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën këtë verë

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2023

Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën

Kjo është prova se tendencat e modës nuk pyesin për temperaturat e larta! Në kulmin e sezonit veror, kur të gjithë “zhytemi” në freskinë e dallgëve të detit ose në një destinacion malor me ajër të pastër, këto vajza të famshme na provojnë të kundërtën sa i takon stilit dhe veshjes.

Çizme të gjata lëkure, në stil kauboj apo me thurje dhe në nuancë rozë si të këngëtares Dua Lipa u veshën në mes të verës kur termometri në shumë qytete të vendit i kaloi edhe 40 gradë celcius.

Nga pasarelat direkt në look-un e pasditeve të nxehta të verës, në darkat me miqtë, shëtitjet e gjata të sezonit, disa nga vajzat të njohura shqiptare dhe të huaja na provuan se çizmet janë një zgjedhje IN për në verë dhe duhet të jenë pjesë e garderobës suaj.

Për mënyrën e duhur të kombinimit, hidhini një sy modeleve që prezantojnë disa prej vajzave të njohura, të huaja dhe shqiptare.

 

Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Emily Ratajkowski, Kendall Jenner dhe Dua Lipa

 

Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Priyanka Chopra
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Rosalía
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Emily Ratajkowski
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Armina Mevlani
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Sarah Berisha
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Jona Spahiu
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Sara Hoxha
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Anxhelina Kotorri
Këpucët e pazakonta që vajzat e njohura veshën
Rudina Dembacaj