Nuk është hera e parë që Jennifer Lopez ndan virtualisht me ndjekësit ritualin për kujdesin ndaj lëkurës. Artistja që fryu 54 qirinj në ditëlindjen e pak ditëve më parë, shpërndau një video ku hap pas hapi shpjegonte trajtimet për fytyrën duke përdorur produktet e linjës që mbajnë emrin e saj: nga hidratuesi, serumi, kremi kundër diellit dhe çdo hap tjetër që e ndihmon lëkurën e këngëtares të shkëlqejë.
View this post on Instagram
"Sapo festova ditëlindjen dhe ndihem më mirë se kurrë", shkroi në një postim në Instagram në 14 gusht, ditën e saj të lindjes. "Kjo jam unë, me fytyrë të “zhveshur” dhe pa grim".
Aktorja e “Hustlers” theksoi se nuk po ndryshonte asgjë në rutinën e kujdesit për fytyrën duke shtuar se: "Nuk ka asnjë filtër dhe asnjë editim në këtë video".
Por, pavarësisht theksit, fansat u ndanë në komente sepse shumë prej tyre nuk e besonin rezultatin në videon e J.Lo.
Një përdorues i Instagramit shkroi: "Ajo duket fantastike. Më e re se 54 vjeçe, por padyshim ka një filtër në atë video. Ose ndriçim të veçantë. Unë kam parë foto të tjera të saj dhe duket ndryshe nga kjo video. Pa thënë se nuk duket e mrekullueshme, por ka diçka që nuk shkon".
Një person tjetër shprehu një mendim të ngjashëm, duke shkruar: "Tregohu natyrale, pa filtra. Në moshën 54-vjeçare je ende e re, por lëkura jote nuk do duket kështu pa asnjë ndihmë. Mos mashtro".
E ndërsa disa fansa ishin skeptikë, të tjerë i dolën në mbrojtje të Jennifer-it.
"Ti shkëlqen nga brenda dhe jashtë!", vuri në dukje një ndjekës duke shtuar: "Ti je 54 vjeçe dhe je kaq natyrale dhe e bukur, është e natyrshme që njerëzit të të kenë zili dhe të të urrejnë".