Rina i habiti jo pak njerëzit kur postoi një video teksa kërcente me këngën e re të ish-të dashurit, Sinboy.
Siç mund ta keni parë, këngëtarja publikoi një video, ku shihej bashkë me një djalë teksa bënin thuajse të gjitha lëvizjet që Sin Boy ka bërë me një mori vajzash së fundmi në TikTok.
View this post on Instagram
E pyetur nga Prive gjatë një interviste para koncertit të Capital T në Prishtinë, Rina theksoi se ata nuk janë bashkë.
“Jo, nuk jemi bashkë. E kam thënë prej fillimit që unë dhe Sinboy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë, kemi punë.”
Në lidhje me videon, këngëtarja shtoi: “Nuk e kam menduar për keq, po u bë shumë virale, nuk e di pse.”
Por cili ishte qëllimi i videos. “Suport” tha ajo duke qeshur.