Udhetim

Stjuardesa shpjegon pse rezervon gjithmonë këtë vend në avion kur nuk udhëton për punë

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2023

Stjuardesa shpjegon pse rezervon gjithmonë këtë vend në

Një stjuardesë e Virgin Australia Airlines ka zbuluar pse ajo rezervon gjithmonë vende në rreshtin e pestë në avion kur nuk udhëton për punë.

Pavarësisht nëse jeni një person që keni qejf të uleni afër dritares, ose një adhurues i ndenjëseve pranë korridorit, nuk ka dyshim se disa ndenjëse janë padyshim më të këqija se të tjerat.

Rosie Awad - e cila punon si stjuardesë që nga viti 2014 – tregoi për Escape se “ndenjësja më e keqe për pasagjerët është rreshti i fundit, ose çdo rresht pranë një tualeti.”

Ajo theksoi se rezervon gjithmonë në rreshtin e pestë të avionit sepse ndenjëset në këtë rresht kanë pamje fantastike (krahu i avionit), kanë hapësirë shtesë për këmbët për shkak të daljes së emergjencës si edhe janë afër daljes.

Megjithatë kini parasysh se rreshti më i mirë për një vend në avion mund të ndryshojë në varësi të llojit të avionit dhe preferencave tuaja personale. Sidoqoftë, ja disa udhëzime të përgjithshme për zgjedhjen e një rreshti të mirë:

Rreshtat pranë daljeve të emergjencës: kanë më shumë hapësirë për këmbët.

Rreshtat e përparmë: ofrojnë akses më të shpejtë në dalje, shërbim më të shpejtë dhe zhurmë të reduktuar. Ata gjithashtu mund të kenë më shumë hapësirë për këmbët në disa raste.

Shmangni rreshtat e fundit: mund të jenë pranë tualetit, gjë që mund të rezultojë në zhurmë dhe shqetësime.

Mesi i avionit: cgjedhja e një rreshti në mes mund të ndihmojë në balancimin e faktorëve si zhurma, lëvizja dhe afërsia me tualetet.

Mos harroni se ndenjëset e avionëve mund të ndryshojnë midis linjave ajrore dhe madje edhe brenda flotës së së njëjtës linjë ajrore. Për të marrë një vendim të mirë, merrni parasysh nevojat dhe preferencat tuaja personale, të tilla si nëse vlerësoni hapësirën e këmbëve, aksesin e lehtë në tualet ose një mjedis të qetë.