Celebrity

Si është sot raporti i Selena Gomez me shoqen që i dhuroi veshkën?

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2023

Si është sot raporti i Selena Gomez me shoqen që i dhuroi

Selena Gomez dhe Francia Raísa i kundërshtuan thashethemet në lidhje me një mosmarrëveshje mes tyre.

Vajzat u shfaqën në shoqërinë e njëra-tjetrës. Në Instagram, Francia shkroi se këpucët e tyre njësoj nuk ishin “të planifikuara”.

Si është sot raporti i Selena Gomez me shoqen që i dhuroi

Dalja surprizë vjen disa muaj pasi ato u përfolën se i dhanë fund raportit mes tyre.

Nëntorin e kaluar, në kopertinën e Rolling Stone, Selena foli për njerëzit që konsideron miq të vërtetë. Këtu nisi drama.

“Nuk jam përshtatur me ndonjë grup cool njerëzish të famshëm”, tha ajo. “E vetmja mike e vërtetë e imja në industri është Taylor (Swift)”, duke harruar Francia-n!!!

Kjo shprehje e Sel u shpërnda në Instagram-in e “E! News” dhe Francia komentoi “Interesante” e më pas i bëri unfollow Selena-s.

Si është sot raporti i Selena Gomez me shoqen që i dhuroi

Njerëzit nxituan ta kritikojnë Selena-n pse nuk i kishte bërë tag mikes së saj në foton nga spitali dhe këngëtarja u kundërpërgjigj duke thënë: “Ndjesë që nuk i kam përmendur të gjithë ata që njoh”.

Në Twitter u bë nami me postime, ku njerëzit thoshin se “po të isha si Francia do ta merrja Selena-n sërish në klinikë”, apo se “ka mënyrë më të mirë për ta thënë”.

Ndërkohë pati edhe të tjerë që i dolën në mbrojtje këngëtares.

Si është sot raporti i Selena Gomez me shoqen që i dhuroi

Kujtojmë se i ati i Francia-s është shprehur se arsyeja e konfliktit mes tyre ishte se Francia e kishte ndaluar Selena-s që të pinte pas transplantit të veshkës.

“Dashuria, paratë dhe fama ndryshojnë gjithë botën, përfshirë Selena-n”, tha Renán Almendárez Coello nëntorin e kaluar. “Francia i tha Selena-s se nuk ia dha veshkën që të mund të dilte dhe të pinte,” shtoi Coello.

Mesa duket, pas hatërmbetjeve, vajzat janë sërish shoqe të ngushta. Në mars, Selena e quajti Francia-n “shoqen e saj më të mirë”.

"Unë kurrë, kurrë, kurrë nuk do të jem më shumë në borxh ndaj një personi sesa Francia-s," tha Gomez në një intervistë për “Dear…” në Apple TV+.