Kinema & TV

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2023

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Brad Pitt si Neo? Josh Hartnett si Batman? Halle Berry si shoferja e autobusit në Speed? E besoni apo jo, të gjitha rolet më sipër do ishin realizuar nëse këta aktorë do të kishin thënë “po”. Nëse “zhytemi” në historinë e Hollywood-it, ka disa aktorë të famshëm që refuzuan role të rëndësishme, për të cilat thanë se u penduan kohë më vonë.

Imagjinoni një botë në të cilën Leonardo DiCaprio do ishte ylli i industrisë pornografike dhe jo protagonisti në “Titanic” ose Reese Witherspoon që nuk do të luante Elle Woods në filmin “Legally Blonde”. Ja lista me aktorët që i thanë “jo” disa roleve, për të cilat u penduan më pas.

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Denzel Washington në “Se7en”

I pyetur nëse kishte role që i kishte refuzuar dhe do donte t’i interpretonte, Washington është përgjigjur se nuk ishte një pendesë e vetme, por dy: "Filmat “Se7en” dhe “Michael Clayton”". Fituesi i çmimit Oskar tha se: “Kisha frikë të interpretoja në “Michael Clayton”, pasi regjisori i filmit e kishte përvojën e parë kinematografike”. Aktori nuk thotë pse e refuzoi interpretimin edhe në filmin “Se7en”, por mendohet se është e njëjta arsye.

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Leonardo DiCaprio në “Boogie Nights”

Në vitin 2008, DiCaprio refuzoi rolin kryesor në “Boogie Nights” të regjisorit Paul Thomas Anderson, që përfundimisht bëri një yll aktorin Mark Wahlberg. Motivi ishte më i madh se kaq, DiCaprio do të interpretonte tek “Titanic”. I pyetur nëse ndjente pendesë për këtë refuzim, aktori është shprehur se nëse do e kthente kohën pas, do donte të luante tek të dy filmat.

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Madona në “Matrix”

Madonna ka qenë gjithnjë e bindur për vendimet të saj kreative, edhe nëse ato janë kritikuar. “Unë e refuzova rolin në “The Matrix””, i tha ajo Jimmy Fallon gjatë një interviste. “A mund ta besosh këtë? Dua të vras veten. Ky është një nga filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë. Një pjesë e vogël e imja, pendohet ende për këtë refuzim”. Madonna nuk konfirmoi se cilin rol refuzoi në filmin e vitit 1999, por duket se ajo do të ishte personazhi femër Trinity në “Matrix”, rol që u luajt nga aktorja Carrie-Anne Moss.

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Matt Damon në “Avatar”

Ndërsa, Damon nuk ka thënë në mënyrë direkte se i vjen keq që ka refuzuar “Avatarin” e James Cameron, sa herë e përmend si çështje, një pendesë ndihet në ajër. Në vitin 2007, Damon u josh nga Cameron me premtimin se jo vetëm do të luante në film, por do të merrte edhe 10% të fitimit të filmit. “Avatar”, në rolin kryesor të të cilit u vendos aktori australian Sam Worthington, përfundoi duke u bërë filmi me fitimet më të larta në histori dhe rrjedhimisht Damon humbi rreth 200 milionë dollarë. Damon pak kohë më vonë në një intervistë për revistën GQ u shpreh se keqardhja e tij më e madhe ishte se humbi ndoshta të vetmen mundësi për të bashkëpunuar profesionalisht me regjisorin e madh Cameron.

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Michelle Pfeiffer në “The Silence of the Lambs”

Në fillim të viteve 1990, Michelle Pfeiffer thuhet se hodhi poshtë një listë të gjatë rolesh, nga “Thelma & Louis”e dhe “Pretty Woman” tek “Basic Instinct” e “Sleepless në Seattle”. Në vitin 2017 ajo tha se refuzoi interpretimin në “Thelma & Louise” pas një përplasjeje për oraret dhe datat. Pfeiffer pranoi se është penduar që refuzoi “The Silence of the Lambs” dhe nuk pati mundësinë të punonte me regjisorin e ndjerë Jonathan Demme.

 


7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Bruce Willis në “Ghost”

Kur Bruce Willis mori ftesën për të interpretuar në “Ghost”, ai po përjetonte një histori dashurie me aktoren Demi Moore. Në fakt, propozimi për këtë dramë romantike u shkoi të dyve, por vetëm njëri përfundoi në shesh xhirim dhe ajo ishte Moore. Aktorja së bashku me të ndjerin Patrick Swayze dhe aktoren tjetër Whoopi Goldberg, e bënë “Ghost” një nga produksionet me fitimet më të mëdha në vitin 1990.

7 aktorë Hollywood-i që refuzuan role dhe u penduan më pas

Eddie Murphy në “Who Framed Roger Rabbit”

“Ai ishte filmi që më duhej dhe tani sa herë e shoh, ndihem si idiot”, kështu u shpreh Eddi Murphy në një intervistë të tijën pas refuzimit që i bëri filmit “Who Framed Roger Rabbit”. Numri i roleve që ka luajtur Eddie Murphy është thuajse i njëjtë me ato që ai ka refuzuar. “Who Framed Roger Rabbit”, filmi i zhanrit komedi-fantazi me efekte edhe të animacionit ishte arritje për vitin 1987, por Murphy nuk e përjetoi dot si rol pas refuzimit të tij.