Health

Fuqia e një fjale të vetme: Pse është e rëndësishme të themi “jo”

Fuqia e një fjale të vetme: Pse është e
Për disa njerëz, të thënit “jo” përkon me çlirimin nga situata dhe persona me të cilët nuk duan të kenë të bëjnë, ndërsa për disa të tjerë mund të sjellë parehati dhe siklet. Kjo, edhe për shkak se shoqëria shpesh na ka ngulitur në mendje se kur themi “jo” po tregohemi të pasjellshëm. Por, në fakt, nëse gjëja që po na kërkohet, na lëndon, një “jo” është shumë e natyrshme të thuhet.
 
Fjala “jo” sjell disa përfitime të shëndetshme, pasi krijon qëndrueshmëri mendore, si dhe ndihmon në krijimin e vetëbesimit dhe të vendosjes së barrierave. “Jo” është një fjalë që mund të duket si e rëndë, por në fakt, lidhet më së shumti me vëmendjen që duhet t’i jepni vetes dhe dëshirave tuaja.
 
Për shkak të roleve të ndryshme që ne luajmë në shoqëri, jemi paksa të detyruar që të aprovojmë dhe pohojmë edhe situata apo mendime që me thënë të drejtën, s’na japin as kënaqësi dhe as nuk na shërbejnë. Këto sfidojnë aftësinë tonë për të vendosur disa barriera dhe duke tentuar të shmangim debate apo ndjesinë e fajit, shpeshherë e gjejmë veten duke thënë “po” kur në fakt duam të bërtasim me të madhe “jo”. Duke qenë se është paksa e vështirë, ju sugjerojmë që të keni një ide të qartë me vendosjen e limiteve, që ta keni më të thjeshtë përshtatjen.
 
Pra, nëse po mendoni që të vendosni disa limite me familjen, mund të nisni me disa “jo” të vogla, në mënyrë që të jetë sa më e natyrshme për ju dhe ndryshimi në sjellje të vijë gradualisht.
 
Siç e thamë edhe më sipër, të thënit “jo” shërben edhe si një mënyrë për t’u kujdesur për veten. Kjo do të thotë se nëse nuk doni ta bëni diçka, s’keni pse ta bëni. Për shembull: Një mik/e ju fton për një gotë pas pune, por ju s’keni dëshirë, apo keni plane të tjera, një “jo” është përgjigjja më e mirë.
 
Pra, mos kini frikë ta thoni si fjalë, përkundrazi, nëse s’keni dëshirë ta bëni një gjë, thuajeni dhe shihni se sa të fuqizuar do të ndiheni.

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

The power of a single word: Why it's important to say "no"

Fuqia e një fjale të vetme: Pse është e
For some people, saying "no" coincides with freedom from situations and people they don't want to be associated with, while for others it can bring discomfort and embarrassment. This is also because society has often impressed upon us that when we say "no" we are being rude. But, in fact, if what is being asked of us hurts us, a "no" is very natural to say.
 
The word "no" brings several healthy benefits, as it creates mental stability, as well as helps to create self-confidence and put down barriers. "No" is a word that may seem heavy, but in fact, it is mostly related to the attention you should give to yourself and your desires.
 
Because of the different roles we play in society, we are a little forced to approve and affirm situations or thoughts that, frankly, neither give us pleasure nor serve us. These challenge our ability to put up some barriers, and trying to avoid arguments or guilt, we often find ourselves saying "yes" when we actually want to shout out a loud "no". Since it is a bit difficult, we suggest that you have a clear idea with the setting of the limits, so that it is easier for you to adapt.
 
So, if you are thinking of setting some limits with your family, you can start with a few small "no's" so that it is as natural as possible for you and the change in behavior comes gradually.
 
As we said above, saying "no" also serves as a way to take care of yourself. This means that if you don't want to do something, you don't have to. For example: A friend invites you for a drink after work, but you don't feel like it, or you have other plans, a "no" is the best answer.
 
So don't be afraid to say it, on the contrary, if you don't feel like doing something, say it and see how empowered you feel.