Celebrity

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike sa +30 vite më parë

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2023

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike
Vogue


Ka modele, por ka edhe supermodele! Këto të fundit janë pa diskutim yjet e viteve ’80, të cilat edhe sot vijojnë të jenë po aq ikonike dhe magjepsëse. Po flasim për Naomi Campbell, Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington, të cilat rikrijuan kopertinën e muajit janar 1990 për Vogue, pas më shumë se 30 viteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike
Vogue

Kopertina e vitit ’90 u krijua nga fotografi brilant Peter Lindbergh, i cili zgjodhi t’i sillte supermodelet sa më natyrale dhe minimaliste. Të veshura me xhinse, bluza me ngjyra të errëta, flokë që i valëviste era dhe buzëqeshje të ëmbla dhe plot vetëbesim, vajzat pozuan dhe shkëlqyen.

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike
Vogue

33 vite më vonë, Vogue vendosi të ribashkojë supermodelet dhe po, dukeshin elegante, chic dhe na rikujtuan edhe njëherë se pse mbajnë kurorën në industrinë e modës. Në foto mungon Tatjana Patitz, e cila fatkeqësisht, ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike
Vogue

Nuk mjafton thjesht një kopertinë për jetën e yjeve të pasarelave, ndaj shumë shpejt do të publikohet “The Super Models” (“Supermodelet”), i cili do të na rrëfejë jetën dhe karrierën e secilës prej vajzave më të famshme të atyre viteve, përmes intervistave dhe përjetimeve të tyre.

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike
Vogue

“The Super Models” do të tregojë fillimin e një industrie që rrëmbeu vëmendjen e botës dhe grave qëndryshuan të gjitha rregullat në ‘lojën’ e modelingut.

Supermodelet pozojnë (sërish) për Vogue dhe duken po aq ikonike
Vogue

Trailer-in e dokumentarit e gjeni në këtë link.