Supermodelja ka folur hapur për divorcin nga Tom Brady dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetën e saj.
Në një intervistë për Vogue Brazil, 43-vjeçarja tha se: ““Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, sado e vështirë të jetë, na mëson diçka dhe na ndihmon të rritemi. Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, sidomos kur media spekulon në çdo hap”.
Bündchen tha se e fokusoi gjithë energjinë në aspekte më pozitive të jetës së saj.
"Unë u përpoqa të fokusohesha te fëmijët e mi, shëndeti, projektet dhe ëndrrat e mia", tha supermodelja, duke iu referuar dy fëmijëve që ajo ka me ish-lojëtarin e NFL.
Kohët e fundit, përmes fotove që kanë qarkulluar në media Bündchen është parë duke kaluar më shumë kohë me familjen e saj, motrën binjake Patricia me të cilën festoi 43 vjetorin e lindjes në një super festë në jaht.
Bündchen dhe Brady u njohën në janar të 2007-ës dhe u martuan në 26 shkurt, 2009. Ata kanë edhe dy fëmijë së bashku: Benjamin (13 vjeç) dhe Vivian (10 vjeç), ndërkohë, Tom është edhe babai i John, (15 vjeç), për të cilin bashkëprindëron me aktoren Bridget Moynahan.