Nga krundet e orizit tek vera sake(me bazë orizi), produktet më të mira japoneze për kujdesin e lëkurës përmbajnë përbërës natyralë. Fokusi është i gjithi tek hidratimi.
"Sipas filozofisë japoneze të bukurisë, produktet e kujdesit të lëkurës duhet të funksionojnë në harmoni me lëkurën", thotë Dr. Catherine Hood për British Vogue. Përbërësit natyralë shpesh kombinohen me acidin hialuronik për të ndihmuar në transformimin e lëkurës.
Pse kujdesi japonez i lëkurës është kaq i mirë?
Në kontrast me qasjen perëndimore të bukurisë, bukuria e Lindjes dhe më saktë ajo japoneze, i ka rrënjët tek minimalizmi, cilësia dhe inovacioni. “Formulat e pakta, të testuara me kohë në ritualet e bukurisë janë përsosur gjatë shekujve”, thotë Vicky Tsai, një sipërmarrëse në produktet e bukurisë.
Në çfarë fokusohet kujdesi japonez i lëkurës?
Sekreti qëndron tek ndërthurja e përbërësve japonezë të kujdesit ndaj lëkurës dhe dietës ushqimore. Mendoni orizin, çajin jeshil dhe algat e detit. “Në Japoni, gratë e dinë se lëkura është reflektim i shëndetit të tyre dhe se të njëjtët përbërës që mbajnë trupin të shëndetshëm mbajnë edhe lëkurën”, shton Tsai. Gratë japoneze kanë janë më jetëgjatat krahasuar me ato të botës së zhvilluar dhe shkencëtarët ia besojnë këtë dietës së pasur me antioksidantë, e njohur gjithashtu si dieta Okinawa(dietë e ulët në kalori dhe yndyrë, e lartë në karbohidrate).
Cilat janë ritualet tipike japoneze të kujdesit të lëkurës?
Janë vetëm këto katër hapa të thjeshtë: pastrimi, zbutja, ushqimi dhe shkëlqimi i lëkurës.
“Hapi i parë është një vaj pastrues, i ndjekur nga një eksfolim shumë i butë me enzimat e orizit, më pas një esencë ushqyese dhe në fund aplikimi i kremit hidratues. Mbrojtja e lëkurës nga dëmtimi UV me krem kundër diellit dhe aksesorët mbrojtës, si kapele apo çadër është gjithashtu thelbësore”, shpjegon Tsai.