Relationships

Njerëzit thonë se ky trend në TikTok po ndikon pozitivisht në lidhjen e tyre

Njerëzit thonë se ky trend në TikTok po ndikon pozitivisht 
Edhe pse është një pjesë shumë e rëndësishme e marrëdhënies, jeta, rutina, puna dhe shumë faktorë të tjerë na bëjnë të mos kalojmë kohë me partnerin/en. Por, njerëzit në TikTok kanë zbuluar ‘teorinë e dy takimeve’ që mesa duket, funksionon për ta.
 
‘Teoria e dy takimeve’ përkon me përzgjedhjen e dy ditëve në kalendar, për një muaj. Në këto dy data, partnerët organizojnë me patjetër një takim, duke gjetur kohë për njëri-tjetrin. Një takim mund të bëhet në shtëpi, ku mund të gatuani bashkë, të shihni filma, të bëni biseda domethënëse dhe një tjetër jashtë shtëpisë.

Teoria është propozuar nga tiktoker-ja Rosie, e cila tregoi se kjo metodë funksionon më së miri me partnerin e saj, me të cilin ka 10 vite e lidhur.
 
Kjo teori është shumë speciale, pasi në 2 datat specifike, e gjithë energjia përqendrohet te partneri/ja, duke e bërë të ndihet i/e veçantë, si dhe në të njëjtën kohë mban të gjallë dhe të shëndetshme marrëdhënien.
 
Videoja e postuar nga Rosie ka marrë shumë reagime, like dhe komente dhe njerëzit e kanë provuar dhe kanë dalë në përfundimin se kjo teori është thjesht fantastike.
 
“Nisëm ta bënim dhe ka qenë fantastike, pasi na ndihmon që të vendosim lidhjen tonë si prioritet”, komentoi dikush.
 
“Ne nisëm ta praktikonim para 2 muajsh dhe na ndryshoi lidhjen për mirë”, tha një tjetër person.
 
“Të bën të ndihesh kaq e vlerësuar, pasi dikush planifikon takimin për ty dhe të mbush me dashuri. Të njëjtën gjë bëj edhe unë në takimin e radhës. Është argëtuese, e bukur dhe romantike”, u shpreh një tjetër komentues.

Artikuj të sugjeruar:



REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

People say that this TikTok trend is positively affecting their relationship

Njerëzit thonë se ky trend në TikTok po ndikon pozitivisht 
Although it is a very important part of the relationship, life, routine, work and many other factors prevent us from spending time with our partner. But people on TikTok have discovered the 'two-date theory' that seems to be working for them.
 
The 'two dates theory' coincides with the selection of two days on the calendar, for one month. On these two dates, partners definitely organize a meeting, finding time for each other. One date can be at home, where you can cook together, watch movies, have meaningful conversations, and another outside the home.

The theory was proposed by the tiktoker Rosie, who showed that this method works best with her partner, with whom she has been in a relationship for 10 years.
 
This theory is very special, since on the 2 specific dates, all the energy is focused on the partner, making him/her feel special, and at the same time keeping the relationship alive and healthy.
 
The video posted by Rosie has received many reactions, likes and comments and people have tried it and concluded that this theory is just fantastic.
 
"We started doing it and it's been great, it helps us prioritize our relationship," someone commented.
 
"We started practicing it 2 months ago and it changed our relationship for the better," said another person.
 
“It makes you feel so appreciated, having someone plan the date for you and shower you with love. I do the same at the next meeting. It's fun, beautiful and romantic," said another commenter.

Suggested Articles: