Meshkujt

Për botoksin kemi dëgjuar, por brotoksi ç’është?

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2023

Për botoksin kemi dëgjuar, por brotoksi

Burrat kanë kryer gjithmonë trajtime me botoks, por tani janë shtuar aq shumë në numër, sa mund të guxojmë dhe të përmendim një fjalë të re – brotoks (nga bro – djalë/shok dhe botoks).

Sipas Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë, shuma e parave që burrat shpenzojnë për trajtimet me botoks është rritur 400% që nga viti 2000.

Duket se industria e e bukurisë ka arritur një pikë që po has probleme për t’i bërë gratë të ndihen të pasigurta për pamjen e tyre, kështu që e ka kthyer vëmendjen te burrat.

"Burrat kanë qenë gjithmonë të lidhur me shëndetin dhe mirëqenien në lidhje me atletikën, stërvitjen e forcës dhe ndërtimin e trupit. Këto aktivitete jo vetëm që shfaqin aftësi, por gjithashtu përqendrohen te imazhi i trupit në një farë mase," shpjegon kirurgu Jaclyn Tomsic për Fortune.

"Botoksi dhe procedurat e tjera kozmetike ofrojnë një rrugë tjetër për t’u ndjerë më mirë. Gjithnjë e më shumë burra që jo vetëm që marrin trajtim me botoks, por duke qenë më të hapur për të, tendenca do të vazhdojë të rritet dhe mendoj se kjo është një gjë e shkëlqyer.”

Disa faktorë që mund të kontribuojnë në rritjen e popullaritetit e botoksit te burrat përfshijnë:

Konkurrenca në vendin e punës: Shumë burra raportojnë se janë të motivuar për të bërë botoks për të ruajtur konkurrencën ndaj kolegëve më të rinj. Shumë njerëz mendojnë se mbajtja e një pamjeje rinore i ndihmon ata të luftojnë kundër moshës në vendin e punës.

Postimet në rrjete sociale: Postimet në Facebook, Instagram, LinkedIn dhe aplikacionet e takimeve, i bën burrat që duan të tregojnë fytyrën e tyre më mirë. Shumë burra kanë shkuar për të parë filmin “Barbie” dhe me sa duket janë alarmuar shumë që nuk duken si Ken-i.

Inkurajimi nga të tjerët: Disa burra mund të jenë të motivuar për të bërë procedura kozmetike nga partneret/ët.

Ciladoqoftë arsyeja, botoksi nuk është më një “punë grash”.