Femije

Një nënë në TikTok po bëhet virale për mënyrën si po e rrit djalin që të jetë një partner i mirë

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2023

Një nënë në TikTok po bëhet virale për

Një nënë po bëhet virale në TikTok për çfarë po i mëson djalin të saj duke thyer stereotipet gjinore.

Payal Desai, një krijuese përmbajtjesh dhe blogere në Teksas, ka postuar një seri videosh në TikTok ku i mëson djalit shtatëvjeçar gjëra të ndryshme, në mënyrë që partnerja e tij në të ardhmen “të mos vuajë” me të.

Një nga videot më të njohura tregon se Payal i mëson djalit "për rëndësinë e kujdesit cilësor të lëkurës" në mënyrë që vajza e dikujt tjetër "të mos ketë nevojë të justifikojë serumet e saj 200 dollarë".

“Duke e mësuar djalin tim si të pastrojë vetë, kështu që vajza jote nuk ka pse të merret me një djalë për të cilin janë kujdesur të tjerët gjithë jetën,” shkruan në një tjetër video.

Payal, e cila ka dy djem, Carter, 7 vjeç dhe Dev, 3, shpjegoi për Insider se donte që të dy ta dinin "fuqinë dhe privilegjin që do të kenë në botë si burra".

“Dua që ata të jenë të vetëdijshëm për këtë, të jenë gjithmonë aleatë [me gratë], të kuptojnë përgjegjësinë që vjen me rolin e tyre në jetë,” tha ajo, duke shtuar se bashkëshorti e mbështet duke qenë model për djemtë e tyre. "Ata nuk i shohin shpesh rolet gjinore të përcaktuara në shtëpinë tonë.”

Payal tha se gjëja kryesore që ajo donte që djemtë e saj të mësonin nga mësimet ishte se "rolet gjinore ekzistojnë vetëm për aq kohë sa ne i përcaktojmë".