Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2023

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Mos harro që këtë javë të marrësh frymë thellë! Mërkuri dhe Jupiteri të ndihmojnë që të çlirohesh, të organizohesh dhe të marrësh qetësinë që të duhet gjatë kësaj vere.

Dashi

Ji vigjilent ndaj gjërave të vogla, Dash! Të mërkurën, Mërkuri dhe Jupiteri të nxisin që të shohësh gjithçka me detaje, në mënyrë që të zgjidhësh problemet që ke gjatë kësaj periudhe. Ndërsa të dielën, Dielli dhe Afërdita në Luan të motivojnë që të shprehësh një ndjesi, kërkesë, mendim, apo frikë, duke ia thënë pikërisht njerëzve që duan ta dëgjojnë.

Demi

Po përballesh me një lloj krize në besimin në vetvete dhe në raport me të tjerët. Gjithsesi, të rikujtojmë se nuk ka asnjë arsye pse të mos kesh besim, sidomos tek aftësitë e tua. Bëj një pauzë, tako familjarët, miqtë e vjetër apo të rinj dhe bëj një rikthim të bukur dhe mallëngjyes në shtëpi.

Binjakët

Thyeje zakonin dhe rutinën, i dashur Binjak. Planetet të ndihmojnë të çlirohesh nga të gjitha sfidat dhe zakonet e këqija me të cilat je mësuar. Ndalo dhe zgjidh një tjetër reagim dhe përgjigje ndaj gjërave që të mundojnë. Ti e di se ndonjëherë, e gjitha është çështje këndvështrimi.

Gaforrja

Nëse është diçka që të shqetëson, bëj një dialog, jo një monolog, Gaforre! Fol, shprehu dhe do të dëgjohesh. Bisedat e tua janë gjithnjë interesante, sidomos kur thua mendimet dhe ndjesitë që ke. Dielli dhe Afërdita do të të ndihmojnë që të arrish suksesin financiar që ke dashur prej kohësh, duke të nxitur që të zbulosh edhe vlerat dhe integritetin tënd.

Luani

Jeto sipas vlerave të tua! Nga e mërkura e në vijim do të vendosësh në praktikë ato që ke mësuar, sepse e gjitha kjo do të të sjellë një sukses të rëndësishëm në fushën e karrierës. Do të rimendosh zgjedhjet e tua në karrierë dhe sigurisht, edhe ato në raport me njerëzit. Lidhja jote e dashurisë (nëse je në një marrëdhënie apo duke njohur dikë) do të përballet me disa dilema, por ne të sugjerojmë që të marrësh vendime pas 15 shtatorit.

Virgjëresha

Do të kesh mundësinë fantastike që ta prezantosh veten sërish, në versionin që ti do. Ky version i ri do të përkojë në thelb me vlerat dhe parimet e tua, por në një nivel më të lartë. Do të jesh më i guximshëm, gati për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime të rëndësishme. Kjo javë të bën që të shërohesh nga ca plagë të vjetra, që kur i prek, ende të lëndojnë.

Peshorja

Këtë javë, përgatitu për disa biseda që ndoshta janë paksa të sikletshme, por do të të duhen për të kuptuar më shumë mbi këndvështrimet e të tjerëve. Tematikat mund të përfshijnë: dhimbjen, seksin, paratë dhe ndjesitë, ndaj do të jesh më i hapur se zakonisht për të marrë mendime të reja dhe interesante.

Akrepi

Le të flasim pak për vendimet që ti merr në raport me të tjerët. Nëse do të vendosësh kufij, bëje në mënyrë të qartë, specifike dhe ji një dëgjues aktiv sepse edhe të tjerët kanë gjëra për të thënë. Dita e diel shënon edhe një moment të artë për ty, pasi Dielli dhe Afërdita te Luani të ndihmojnë të arrish sukses në aspektin e karrierës.

Shigjetari

Ndërtoji aftësitë e tua sepse ti e di shumë mirë që do të të hyjnë në punë. Kurioziteti yt duhet ushqyer dhe ti do të bësh maksimumin për të mësuar më shumë. Bashkëveprimi i Diellit dhe Afërditës zgjeron horizontin tënd dhe të bën të mendosh më shumë mbi dashurinë dhe mbi gjërat që do të kesh në jetën tënde.

Bricjapi

Mërkuri dhe Jupiteri do të të ndihmojnë që ta kuptosh se sa vlera ke. Ti meriton të gjithë dashurinë dhe vëmendjen që të japin të tjerët, ndaj mos mendo të kundërtën.

Ujori
 
Steriotipi i “personit të tërhequr” ndoshta nuk të shërben më, i dashur Ujor. Emocionet e tua janë njerëzore dhe duhen shprehur. Hapu me njerëz tek të cilët beson, në mënyrë që edhe ata të shohin se ti interesohesh për ta. Lidhja Diell-Afërditë të ofron disa mundësi në jetën tënde romantike, të cilat është mirë t’i shfrytëzosh,
 
Peshqit
 
Përdor fjalët dhe kjo do të të ndihmojë të kuptohesh dhe të dëgjosh të tjerët. Gjej një balancë mes gjërave që tregon dhe informacioneve që merr dhe që po të ndikojnë në empatinë tënde dhe mënyrën se si ti e sheh botën. Këtë javë do të përqendrohesh më shumë në mirëqenien tënde, në çdo dimension: mendje, trup, zemër dhe shpirt.

Artikuj të sugjeruar: