Padyshim që pamja më e famshme e flokëve të Billie Eilish mbeten rrënjët e gjelbra në 2019-n. Por së fundmi, këngëtarja risolli të njëjtin stil, por pak më ndryshe.

Billie Eilish në vitin 2019.
Billie u shfaq në Instagram me rrënjë të kuqe të zjarrta dh flokë të stiluar në dy topuzë. Majat e flokëve janë mbajtur në ngjyrë të zezë për t’u përshtatur me trendin e flokëve “Gemini” (Binjakët).
Billie shkroi: “Më mbani mend?”
Siç e përmendëm më sipër, trendi Gemini, (e mori emrin nga Binjakët në horoskop) konsiston në dy ngjyra të ndryshme flokësh. Teknikat për realizimin e modeleve janë të ndryshme.
Në vijim po ju sjellim disa ide: