“Darka e vajzave” po bën xhiron e TikTok, por nutricionistët po e vënë në dyshim trendin nëse bën mirë apo i shkakton probleme organizmit.
Sipas TikTok, një "darkë vajzash" është një pjatë me ushqime të pagatuara ose çfarëdo produkti që ju gjendet në frigorifer. Kombinime të pazakonta për një vakt të lehtë që të gjithë po e quajnë "darkë vajzash".
Dietologët ndajnë të mirat dhe të këqijat e këtij trendi dhe si mund të krijoni një vakt të shëndetshëm me vlerat e duhura ushqimore.
Vlerat ushqyese për një "darkë vajzash"
"Nëse pjata juaj përbëhet vetëm nga frutat, djathi, atëherë kjo duket më shumë si një snack sesa një darkë", tha dieotologia Mackenzie Burgess për revistën Health. “Por, nëse shtoni disa feta buke baguette, vezë të ziera, perime, humus dhe një grusht arra, kjo do të ishtë një darkë ideale.”
"Kaloritë e rekomanduara për gratë dhe vajzat ndryshojnë në varësi të faktorëve si mosha, nivelet e aktivitetit fizik dhe qëllimet e të ushqyerit", tha dieotologia Burgess.
Në varësi të asaj që një person ha gjatë ditës, një darkë vajzash me rreth 500 kalori mund të jetë një vakt i kënaqshëm. Por, një darkë vajzash më e lehtë shihet si meze sesa vakt i plotë.
Një “darkë vajzash” ideale sipas nutricionistëve
Ashtu si shumica e tendencave të ushqimit në mediat sociale, përcaktimi nëse diçka është e shëndetshme nuk është gjithmonë bardh e zi. “Një darkë ideale për vajza duhet të përmbajë proteina (si djathë, mish ose arra), karbohidrate (si fruta ose drithëra të plota) dhe një burim yndyre të shëndetshme (si humusi me vaj ulliri)”, u shpreh dietologia Melissa Mitri për Health. Ju mund të shtoni gjëra të tilla si perime të pagatuara.
Sugjerimi për “darkë vajzash” sipas dietologes Mackenzie Burgess
1 filxhan karbohidrate (si fruta, baguette e prera në feta)
½ filxhan proteina (mish i prerë, vezë të ziera fort, pulë e gatuar, qiqra të pjekura ose humus)
1+ filxhanë me perime (si speca, kastravec ose selino)
¼ filxhan yndyrna (si djathë, gjizë, avokado ose arra)