Shendet i Pergjithshem

Të pish më shumë ujë seç duhet: Ç’duhet të dini pasi një grua vdiq dhe një tjetër është në spital

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2023

Të pish më shumë ujë seç duhet: Ç’duhet

Kryefjala e çdo stine, por sidomos e verës është hidratimi dhe thirrja e shpeshtë e mjekëve për të konsumuar sa më shumë ujë. Por, për sa ujë ka vërtet nevojë trupi i njeriut?

Dy ngjarje tronditëse u bënë mediatike, pasi një grua humbi jetën dhe një tjetër është shtruar në spital si pasojë e pirjes së tepërt të ujit.

Michelle Fairburn, një përdoruese e platformave digjitale, foli përmes një videoje për përvojën e saj “75 Hard”, e njohur si sfida më e re në Tik Tok që u kërkon njerëzve të pinë afërsisht 3.7 litra ujë në ditë.

Të pish më shumë ujë seç duhet: Ç’duhet

Sipas Fairburn, ajo filloi të ndihej e dobët fizikisht që në ditën e 12 të sfidës. “Kisha edhe djegie në bark dhe dhimbje në shpinë”, vijoi ajo. Këto simptoma e shqetësuan dhe Fairburn iu drejtua mjekut, i cili e diagnostikoi me "mungesë të madhe natriumi". Pas shërimit të Fairburn, një tjetër nënë iu bashkua sfidës, por pati fund tragjik. Ashley Summers nga Indiana, nënë e dy fëmijëve, ndërroi jetë nga toksiciteti i ujit dhe rasti u bë mediatik. 35-vjeçarja mësohet se u kishte thënë familjarëve të saj se i dukej se nuk po pinte mjaftueshëm ujë dhe përfundoi duke konsumuar katër litra në 20 minuta.

Pirja e tepërt e ujit

Shqetësimi më i madh i pirjes së tepërt të ujit është zhvillimi i një gjendjeje të quajtur hiponatremia, e cila ndryshe njihet si dehje nga uji. “Hiponatremia ndodh kur një person pi aq shumë ujë saqë elektrolitet në gjak hollohen”, tha mjekia Natasha Trentacosta për revistën Health.

Të pish më shumë ujë seç duhet: Ç’duhet

“Veshkat e një personi të shëndetshëm janë në gjendje të rregullojnë ekuilibrin e ujit. Por, kur veshkat nuk mund të vazhdojnë me nxjerrjen e ujit, nivelet e natriumit në trup bien dhe kjo mund të jetë e rrezikshme", tha mjeku Eric Adkins për Health.

Natriumi, një nga elektrolitet kryesore të trupit, ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut, nervave dhe muskujve. Ai luan një rol vendimtar në balancimin e lëngjeve të trupit. Nëse nivelet e natriumit bien nën 135 miliekuivalente për litër (mEq/L), uji shtesë mund të hyjë në qeliza dhe të shkaktojë ënjtje, çka rrezikon jetën.

Të pish më shumë ujë seç duhet: Ç’duhet

Siptoma të tjera të hiponatremisë

-Irritim ose shqetësim

-Dhimbje koke

-Humbje e oreksit

-Dobësi muskulore ose ngërçe

Trajtimi i “dehjes” nga uji

“Gjithçka varet nga gjendja e pacientit. Nëse mjekët dyshojnë se keni mungesë natriumi, ata bëjnë analiza të gjakut dhe urinës për të përcaktuar nivelet e sakta”, vijoi mjeku Adkins. “Nëse është një rast i lehtë, veshkat ndihmojnë në kthimin e ekuilibrit në normalitet. Por, mjekët mund të japin ilaçe ose një trajtim intravenoz për të rritur ngadalë nivelet e natriumit në raste më të rënda”, përfundoi mjeku.