Fashion & Beauty

Gjethet e mentes, sekreti i bukurisë së përjetshme të Sophia Loren

Gjethet e mentes, sekreti i bukurisë së përjetshme të Sophia

“Gjithçka shihni, ia kam borxh spagetit”! Kur ikona e bukurisë italiane u shpreh kështu për trupin e saj, titujt e parë të gazetave vërshuan nga të gjitha anët. Sigurisht, kjo frazë ka vend kur flasim për linjat e saj trupore, por çfarë e bën Sophia Loren një perëndeshë të bukurisë kur bëhet fjalë për freskinë e fytyrës, lëkurën e butë dhe të lëmuar?

Sekreti mund të “rritet” shumë pranë jush, në bahçen e shtëpisë suaj me të mbjellat e stinës verore. Formula e bukurisë së saj ndihmohet nga gjethet e mentes. Ne u “zhytëm” më shumë në regjimin e kujdesit për lëkurën, për të kuptuar se Sophia Loren nuk është e njohur vetëm për vajin e ullirit që e përdor si hidratues natyral, por edhe për gjethet e mentes që i vendos në qeskat poshtë syve. Ja sesi!

Gjethet e mentes, sekreti i bukurisë së përjetshme të Sophia

Si e luftojnë gjethet e mentes plakjen e lëkurës?

“Gjethet e mentes përmbajnë lëndë ushqyese, minerale dhe antioksidantë si vitamina C, magnez dhe vitaminë A, të cilat të gjitha mund të funksionojnë për t’i dhënë shkëlqim zonave poshtë syve, për të qetësuar lëkurën e ndjeshme, për të ngushtuar poret ”, shpjegon estetistja Cassandra Bankson. “Kur përdoret për shumë vite, vitamina A e gjethes së mentes është fantastike për reduktimin e rrudhave.”

Si t’i përdorim gjethet e mentes si Sophia Loren?

Truku që përdor Sophia Loren për sy pa rrathë të zinj dhe plot shkëlqim: Shtyp gjethet e mentes në një tas të vogël dhe masën e përftuar e vendos poshtë syve. Voilà! Rrathët e zinj dhe të enjtur janë zhdukur.

6 hapat si ta praktikoni maskën me gjethet e mentes

*Merrni disa gjethe të freskëta menteje dhe shpëlajini mirë me ujë

*Thajeni mirë duke e fshirë me një letër

*Përdorni vetë gjethet, jo kërcellin. Grijini gjethet me dorë ose me një blender

*Bëni një provë nëse nuk keni alergji ose acarim, vendosni pak nga masa e përftuar pas veshit. Nëse nuk ndodh acarim, vazhdoni në hapin tjetër

*Përzieni një pjesë të masës me një sasi të barabartë të kremit të preferuar të fytyres ose xhel i trashë glicerine

*Aplikoni një sasi të vogël në zonën poshtë syve (shmangni hyrjen në sy!) dhe lëreni të veprojë për rreth dhjetë minuta. Meqenëse është një ilaç natyral, teknikisht është mjaft i sigurt për t'u bërë çdo ditë, me kusht që të mos keni acarime të lëkurës

REELS

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

Peppermint leaves, the secret of Sophia Loren's eternal beauty

Gjethet e mentes, sekreti i bukurisë së përjetshme të Sophia

"You see, I owe everything to spaghetti"! When the Italian beauty icon said this about her body, the first newspaper headlines flooded from all sides. Of course, this phrase has a place when we talk about her body lines, but what makes Sophia Loren a beauty goddess when it comes to fresh face, soft and smooth skin?