Social Buzz

Pse disa njerëz djersinë më shumë, sipas dermatologëve - ja si të veproni

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2023

 

Pse disa njerëz djersinë më shumë, sipas dermatologëve

Sa herë e keni pyetur veten pse djersini kaq shumë? Jeni ndjerë në siklet pasi keni veshur një fustan që evidenton edhe më shumë djersitjen në sqetulla apo gjithë trupin? Nuk jeni vetëm.

“Djersitja është një reagim normal i trupit për të nxjerrë toksina dhe për të rregulluar temperaturën optimale të trupit në situata si nxehtësia e lartë, stërvitja intensive ose stresi akut”, thotë dermatologia Michele Green për Glamour. “Gjëndrat e djersës ndalojnë kur ti ndalon një aktivitetet fizik, kur është piku i të nxehtit të verës dhe jo vetëm. Por, ky sinjal nuk ndodh kurrë tek disa persona ku gjëndrat e djersës vazhdojnë ta prodhojnë atë."

Pse disa njerëz djersinë më shumë, sipas dermatologëve

Pse disa njerëz djersinë shumë?

"Njerëzit djersiten me ritme të ndryshme për shkak të një kombinimi të faktorëve gjenetikë dhe ndikimeve mjedisore", thotë Jody Alpert Levine, dermatologe në NYC. “Numri i gjëndrave të djersës, aktiviteti i tyre ndaj stimujve mund të ndryshojnë sipas njerëzve. Disa mund të kenë një numër më të madh të gjëndrave të djersës ose i kanë më aktive, gjë që çon në djersitje të shtuar. Faktorë të tjerë janë tiroidet, ankthi, faktori gjenetik, kushtet neurologjike dhe efektet anësore të ilaçeve”.

Pse disa njerëz djersinë më shumë, sipas dermatologëve

Veshjet të lirshme me nuanca pastel janë një zgjidhje

Veshjet e bollshme me ngjyra pastel, janë një ide e mirë për t’i ikur ose për të fshehur djersitjen e tepërt. Jo veshje me ngjyrë të zezë apo të errëta, pasi ato reflektojnë rrezet e diellit dhe nuk e thithin nxehtësinë. Veshjet e lirshme janë një gjetje sepse largojnë lagështinë. Këto dy teknika ndihmojë në reduktimin disi të djersitjes së tepërt, por ulin edhe rrezikun e akneve të shkaktuara nga djersa, çarja e lëkurës dhe skuqjeve.