Claudette, motra e Celine Dion ka dhënë disa detaje mbi shëndetin e yllit të muzikës, disa muaj pasi ajo njoftoi se vuan nga “Sindroma e personit të ngurtë" (SPS). Në një intervistë, Claudette u shpreh se motra e tyre tjetër, Linda, është shpërngulur dhe jeton me Celine dhe 3 djemtë e saj, René-Charles, Eddy dhe Nelson.
“Kur e marr në telefon dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda-n, e cila jeton me të dhe më tregon se ajo punon shumë. Celine dëgjon kërkimet e fundit në këtë fushë sa më shumë të jetë e mundur”, tha ajo, referuar sëmundjes së rrallë nga e cila vuaj e motra.
Ndërkohë që Celine vuan nga kjo sindromë, ende s’është gjetur një kurë që funksionon për lehtësimin dhe kurimin e SPS.
“Sinqerisht, mendoj se asaj i duhet më së shumti pushim. Ajo gjithnjë shkon përtej, përpiqet të bëjë më të mirën. Në këtë pikë, zemra dhe trupi yt po përpiqen të të thonë diçka dhe është e rëndësishme që t’i dëgjosh”, shtoi Claudette, duke cekur kështu edhe vendimin e Dion për t’u tërhequr nga performancat.
Claudette u shpreh se ende s’e kanë gjetur një ilaç që funksionon, por kanë shpresë.
Këngëtarja 55-vjeçare tregoi se vuante nga “Sindroma e personit të ngurtë" (SPS) në dhjetor të vitit të kaluar, përmes një videoje të ndjerë, të postuar në rrjetet sociale, ku njoftoi edhe se për këtë arsye ishte e detyruar të shtynte performancat e saj.
"Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindroma e personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi akoma duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, tashmë e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar. Më dhemb t'ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Europë në shkurt." - shkroi ylli i muzikës.
Dion, tha se kjo sëmundje prek "një në një milion njerëz" para se të tregonte sesi po e trajton gjendjen e saj.
View this post on Instagram
Po çfarë është fiks "Sindroma e personit të ngurtë" (SPS)?
SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune. Kjo sindromë i kthen njerëzit në "statuja njerëzore" dhe ndodh 1 në 1 milion raste sepse bëhet fjalë për ngurtësim të muskujve. SPS karakterizohet nga ndjeshmëri e shktuar e muskujve dhe lëvizje e pakontrolluar e tyre pas çdo stimuli, qoftë kjo zhurmë, prekje, stres, etj. Sëmundja mund të shkojë deri aty sa që lëvizja apo e folura të bëhet e pamundur.
Për diagnozën e Celine Dion nuk ka një kurë specifike, por vetëm trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes. Jetëgjatësia e dikujt me SPS mund të shkojë nga 6 deri në 28 vite, varet nga gjendja shëndetësore e gjithsecilit.
Artikuj të sugjeruar: