
Eh, email-et e punës! Është fundjavë dhe gjëja e fundi që dëshironi të bëni është që të dërgoni një email. Lajm i keq, pra!
Mesa duket, koha më e mirë për të dërguar një email është e diela pasdite, midis orës 15.00 deri në 18.00.
Sipas një studimi të 8.7 milionë emaileve, Axios HQ zbuloi se email-et që dërgoheshin gjatë "kohëve me konkurrencë të ulët" si pasditja e së dielës kishin shans 94% për t'u hapur, krahasuar me 50 deri në 76% për t'u hapur gjatë pjesës tjetër të javës.
Megjithatë ne jemi totalisht kundër dërgimit të një emaili të dielën. Pse të mos shijoni kohën e lirë? Aq më tepër, nuk tregon shumë profesionalizëm t’u dërgosh email njerëzve jashtë orarit të punës dhe të presësh përgjigje.
Me fjalë të tjera, të dielat janë të shenjta. Qëndroni larg email-eve.