Këtë muaj, gjeni mënyrat më të mira për ta trajtuar veten me pak më shumë dashuri se zakonisht. Hëna e plotë në fillim të muajit mund të jetë shumë romantike, ama do të përplaset me prapavijën e Afërditës, e cila do të ruajë këtë pozicion deri më 3 shtator. Beqarët do të kërkojnë takime të reja, por nuk ju sugjerojmë që të përfshiheni shumë emocionalisht.
Nën këtë Hënë të plotë dhe romantike, do të kenë përfitime ata që janë në një marrëdhënie dashurie, pasi mund të planifikojnë aktivitete të ndryshme, apo edhe pushime që s’u rëndojnë shumë xhepin. Për Peshoret beqare, periudha më e mirë për të dalë me dikë është mesi i shtatorit.
Më 23 gusht, Mërkuri do të shkojë në prapavijë që zgjat deri më 15 shtator, ndaj është muaji ideal për të ngadalësuar dhe për të mos ushtruar presion ndaj vetes dhe gjërave përreth. Nuk ka rëndësi sa të shqetësuar jeni, sërish ritmi do të jetë po i ngadaltë.
Fatkeqësisht, falë prapavijës së Afërditë dhe së shpejti, të Mërkurit, nuk do të korrni suksese që ju bëjnë krenarë, ama, do të keni të gjithë kohën e mundshme për t’u përgatitur për fluksin që ju pret. Kjo mund të jetë pozitive për ju, pasi keni punuar shumë për gjatë gjithë vitin. Marsi do të hyjë në shenjën tuaj më 21 gusht, për t’ju dhënë mundësi fantastike në shumë fusha të jetës.
Nëse po planifikoni të kërkoni rritje page, apo të gjeni klientë të rinj, ju sugjerojmë që ta bëni pas 15 shtatorit. Nëse kompania ku punoni nuk jua ofron dot, atëherë shihni mundësi të tjera.
Një projekt pune do të përfundojë brenda 5 ditëve nga Hëna e plotë e 30 gushtit dhe shumë përgjegjësi do të bien mbi super tuaja. Ju vijoni të qëndroni në ritmin që keni, ndiqni zakonet tuaja dhe do të arrini të shkëlqeni.
Sa i përket dashurisë, shanset që këtë muaj të shijoni një romancë, janë pak të dobëta, për shkak se Afërdita, planeti i dashurisë dhe bukurisë është në prapavijë. Ju do ta ndieni shumë prapavijën, pasi Afërdita udhëheq shenjën tuaj dhe sigurisht, ka një ndikim shumë të madh. Detyra e këtij planeti është që të kujdeset për ju, por pozicioni i tij s’është aspak i favorshëm.
Gjithsesi, kur Marsi të hyjë në shenjën tuaj më 27 gusht, do të jeni personi më karizmatik në dhomë dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë në muajin në vijim. Shkurt e shqip, mos u stresoni, pasi dashuria do të trokasë shpejt në derën tuaj.
Ky muaj pasqyron përpjekjet tuaja për të gjetur ekuilibrin mes jetës suaj në publik dhe atë në intimitet. Ju do të përqendroheni shumë në çështjet e familjes qysh në fillim të muajit, falë Hënës së plotë që ndodhi në Ujor. Shumë persona të kësaj shenje kanë bërë zhvendosje të ndryshme gjatë 2-vjeçarit të fundit dhe për ju, kjo Hënë e plotë mund të rezultojë sërish me zhvendosjen në një shtëpi të re, më të madhe. Ekziston mundësia që të merrni edhe një shtëpi me qira për të bërë pushimet.
Urani do ta sfidojë Hënën e plotë, ndaj mund të merrni edhe një lajm tronditës që lidhet po me shtëpinë. Një riparim, rinovim, apo incident do t’ju kushtojë shtrenjtë. Nëse jetoni me një person tjetër, ndoshta ai do të largohet për t’jua lënë juve barrën e qirasë, ose pronari i shtëpisë mund t’ju njoftojë se do ta shesë shtëpinë. Për fat, do të gjeni një mënyrë ta zgjidhur problemin.
Në aspektin e punës, një konkurrent mund të bëjë ca lëvizje të paparashikuara dhe të padrejta karshi jush, duke ju hequr nga duart një mundësi fitimprurëse. Puna do t’ju sjellë probleme edhe në shtëpi, pasi partneri/ja ndoshta nuk do të ketë të njëjtin entuziazëm ose pasion që keni për punën tuaj. Megjithatë, për eprorët ju mbeteni personi i preferuar, ndaj nuk keni pse të shqetësoheni.
Më 16 gusht, do të ketë një tjetër ngjarje qiellore që përkon me Hënën e re. Plutoni, sundimtari juaj do të mbrojë sferën e shtëpisë dhe familjes, ndërsa Urani atë të bashkëpunimeve dhe partnerëve. Edhe Marsi, një ndër sundimtarët tuaj do të punojë me aspektin e dëshirave dhe shpresave, duke përbërë një trinom që ju ndihmon të shkëlqeni dhe të keni një as nën mëngë, për çdo rast.
Në shtëpinë e arritjeve profesionale, do të shkëlqejnë Dielli, Hëna dhe Afërdita dhe në mesin e muajit do të merrni një lajm të bukur, që do ta eklipsojë totalisht periudhën e vakët me të cilën do të haseni në fillim të muajit.
Edhë Hëna e plotë e 30 gushtit është një ngjarje me ndikim interesant. Kjo Hënë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë dhe të familjes, që përfshin edhe fëmijët. Por, Saturni do t’i japë një ngjyrim më serioz, çka do të thotë se do të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me këtë aspekt. Mund të bëni një hap tjetër me partnerin/en, ose të vendosni të bëheni prindër. Nëse tanimë jeni prindër të një fëmije të rritur, mund të përballeni me ca dilema.
Ekziston edhe një tjetër mundësi: Mund të anuloni një udhëtim për shkak të shqetësimeve që lidhen me shëndetin e fëmijës suaj. Në këtë rast, mos bëni plane në javën e fundit të muajit, pasi siç e thamë edhe më sipër, fëmijët mund të kenë nevojë për prezencën tuaj.
Saturni do t’ju nxisë që të mendoni për të ardhmen. Nëse jeni prind, do të bëheni merak për të ardhmen dhe mirëqenien e fëmijëve. Nga ana tjetër, mund të ndiheni paksa të lodhur, të mbingarkuar dhe të stresuar. Nëse kërkesat dhe përgjegjësitë që lidhen me prindërimin do të jenë të papërballueshme, duhet të kërkoni ndihmë nga njerëzit përreth, apo të punësoni një dado.
Hëna e plotë më 30 gusht mund të ketë një rezultat alternativ. Kjo zonë e grafikut tuaj ndikon edhe në krijimtarinë tuaj, kështu që mund të përfundoni një projekt të rëndësishëm dhe të shpresoni për vlerësime pozitive.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.