Keni marrë shumë përgjegjësi në karrierën tuaj, keni punuar me shumë përqendrim dhe në këtë muaj, kur Marsi do të hyjë në Virgjëresha, saktësisht më 27 gusht, do t’ju duhet që të kujdeseni për nevojat urgjente që mund të kenë të afërmit, apo për problemet që do të lidhen me shtëpinë, apo pronën.
Ditët tuaja do të jenë mjaft të mbushura, ndaj natyrisht, do të keni nevojë për një pushim, megjithatë, në fillim të gushtit, kur edhe do të keni plane për pushime, sugjerohet që të qëndroni në shtëpi, pasi disa probleme do të shfaqen.
Nëse keni për të marrë vendime dhe veprime, bëjeni këtë në fillim të gushtit, pasi sundimtari juaj, Mërkuri, do të shkojë në prapavijë, që nga 23 gushti deri më 15 shtator, ndja nuk sugjerohet që të ndërmerrni hapa të mëdhenj dhe fatmirësisht, do të jetë një periudhë e qetë në zyrë.
Të mos harrojmë Afërditën në prapavijë, e cila do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 3 shtator dhe ju do të prisni deri atëherë për të rifreskuar garderobën. Një këshillë: Mos blini gjëra të shtrenjta deri më 15 shtator, pasi ende do të ndihet ndikimi i Afërditës. E mira është të prisni deri në fund të muajit tjetër për të bërë blerje të mëdha dhe të dëshiruara.
Nëse jeni të vetëpunësuar, do të ketë një harmoni të bukur mes Uranit dhe Plutonit, të cilët mund t’ju ndihmojnë të arrini një marrëveshje fitimprurëse me një klient të rëndësishëm. Ju më parë keni menduar se nuk do të realizohet kjo marrëveshje, por jo më kot Urani është planeti i surprizave. Ama, duhet theksuar se ndikimi i bashkëpunimit mes Uranit dhe Plutonit nuk do të jetë shumë i fortë këtë muaj, ama do të kenë një impact të fortë në muajt në vijim.
Një ndër momentet më të bukura të këtij muaji është pikërisht Hëna e plotë më 1 gusht, e cila do të sjellë një afrimitet me familjen tuaj. Një bisedë intime dhe konfidenciale, mund të zgjidhë një çështje të rëndësishme që do të ketë një rezultat fantastik.
Nga mesi i muajit do të mendoni për pushime, por Hëna e re e 16 gushtit, pasi mund të sjellë një pengesë të papritur dhe do të ishte më mirë që të mos shkonit dhe të merreni me çështjet rutinë dhe të përqendroheni në projektet që do të keni. Nëse e bëni këtë, shtatori do të jetë një muaj shumë i mbarë.
Gjatë kësaj periudhe mund t’ju duhet të nënshkruani konkrata, por po ju rikujtojmë se nuk është momenti. Nëse është e mundur, vonojini këto firmosje ose nëse nuk mundeni ta bëni këtë, lexoni me kujdes klauzolat.
Në fund të gushtit, do të ndodhë edhe Hëna e plotë te Peshqit dhe kjo do të shënojë një moment shumë të rëndësishëm në fushën e karrierës. Hëna e plotë do të ndodhë më 30 gusht dhe do të merrni lajme brenda katër ditëve (plus, minus me datën 30). Një mundësi mbresëlënëse do të shfaqet në karrierë, ku ju do të keni shansin të merrni një përgjegjësi shtesë, apo të fitoni më shumë para.
Bëni një rezyme se si keni performuar gjatë këtij viti. Saturni do t’ju japë një ide të qartë të zgjedhjeve që duhet të bëni dhe me shumë gjasa, ky muaj do të sjellë edhe ndryshime drastike në jetën tuaj.
Sa i përket dashurisë, ju tanimë e dini: Afërdita në prapavijë s’është momenti më i mirë për të njohur njerëz të rinj, apo për të testuar partnerin/en.
Është periudha ideale për të zgjidhur situatat konfuze financiare me të cilat jeni përballur këto kohë. Gaforrja është një shenjë e kujdesshme dhe i menaxhon mirë paratë, por ca shpenzime të papritura ju kanë prishur pak planin. Megjithatë, do ta merrni veten dhe do të hyni në një periudhë më të mirë.
Duke qenë se kjo periudhë do të jetë e begatë, lini disa para mënjanë për veten, përpara se të shlyeni faturat. Plutoni, i cili do të jetë në një kënd të pazakontë dhe do të bashkëpunojë me Uranin, ju sjell mundësi të arta për të grumbulluar më shumë para. Dëgjoni këshillat e dikujt që di të menaxhojë financat.
1 ka qenë për ju një ditë speciale për një intervistë, prezantim, projekt, apo edhe për të hapur një biznes të ri. Në atë ditë keni zbuluar se do të keni mundësinë që të fitoni para, për gjithë muajin.
Urani ka bërë një udhëtim të gjatë në shtëpinë tuaj të miqësisë, ndaj shpejt, do të takoni njerëz të rinj, kreativë, me ide të bukura dhe revolucionuare, të cilët gjithashtu mund të jenë të interesuar në të njëjtat kauza si ju.
Nga mesi i muajit, Hëna e re e 16 gushtit do të sjellë disa lajme të padëshiruara për financat, ama do të jetë thjesht një sfidë e lehtë për ju, nëse do të arrini të organizoheni dhe të zgjidhni prakticitetin. Qëndroni stoikë ndaj qëllimeve tuaja dhe vijoni punën, pavarësisht ndonjë ngjarjeje që mund të ndodhë. Hëna e re do të jetë një ditë e rëndësishme dhe e përkryer nëse do të kërkoni rritje page, ama merrni në konsideratë që shpërblimi mund të mos jetë ai që prisnit.
Më 16 gusht, Dielli dhe Hëna do të jenë në një konflikt me Uranin e paparashikueshëm, ndaj nëse përballeni e refuzime, mos i merrni seriozisht.
Në gjysmën e parë të gushtit, do të bëni një udhëtim të këndshëm me miq apo njeriun e zemrës, njëkohësisht do të përballeni me mundësi të reja, të cilat do të ishte mirë që t’i shfrytëzonit.
Bëni çmos që më 23 gusht të shtyni çdo firmosje kontrate dhe bisedime të rëndësishme në çdo aspekt, pasi Mërkuri, planeti i komunikimit do të jetë në prapavijë.
Nëse keni një klient të huaj, do të dëgjoni prej tij lajme fantastike nga data 30 gusht se edhe më afër. Bëhuni gati për më shumë shanse të arta!
Gjithashtu, edhe dilemat që ju mundojnë, veçanërisht në fushën e dashurisë, do të gjejnë zgjidhje ngadalë pas datës 15 shtator. Pra, këtë muaj përqëndrohuni te paratë dhe dashurinë lëreni për muajin tjetër!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.