Celebrity Style

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta Hermès Birkin

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2023

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta

Kur Jennifer Lopez shkon në palestër, kujdeset të marrë me vete edhe stilin e saj. Ndryshe nga ne – që marrim një çantë shpine përgjithësisht – J.Lo shkon në palestër me Birkin.

Ajo u fotografua së fundmi duke shkuar në palestër si të gjithë – me atlete, streçe dhe një bluzë të thjeshtë. Por, ndryshe nga kushdo, Lopez mbante në dorë një çantë të rrallë Himalaya Niloticus Birkin.

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta

Jennifer Lopez njihet për faktin që stilon shpesh veshjet e palestrës me çanta Birkin. Ja disa shembuj:

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta

Ajo gjithashtu zgjedh Birkin edhe në përditshmëri, si në këtë foto ku shfaqet me xhinse blu, atlete Nike dhe një çantë Birkin.

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta

Birkin ka një historik të veçantë ndaj jo më kot konsiderohet si çanta më e famshme në botë.

Vetëm J.Lo mund të shkojë në palestër me çanta
Jane Birkin

Në vitin 1983, drejtori ekzekutiv i Hermès, Jean-Louis Dumas po udhëtonte pranë të ndjerës Jane Birkin nga Parisi në Londër. Çanta u krijua pasi CEO i Hermès pa dokumentet e Birkin të shpërndara kudo gjatë fluturimit. Në atë moment, ai i propozoi të dizenjonte një çantë posaçërisht për të dhe i vizatoi idenë në një çantë kartoni që jepet në avion për pasagjerët që s’ndihen mirë.  

Çdo çantë Birkin prodhohet me dorë dhe duhen më shumë se 48 orë pune. Çantat punohen nga artizanë, të cilët punojnë, ngjyrosin dhe pikturojnë me dorë çdo gjë. 

Hermès Birkin ka thyer disa herë rekordin e çantës më të shtrenjtë në botë.