Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2023

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën
Shutterstock

Horoskopi javor është këtu, ndaj është momenti të zbulosh surprizat me të cilat do të përballet shenja jote për 7 ditë.

Dashi

Kjo periudhë të lidh me miqtë dhe kërkon që të jesh më i përgjegjshëm për komunitetin. Të mërkurën, falë bashkëpunimit të Saturnit dhe Mërkurit, do të bësh disa hapa të vegjël, por domethënës drejt ndryshimeve të bukura.

Demi

Po shpreson për një ndryshim në karrierën tënde? Hëna e plotë në Ujor të sugjeron t’i mendosh mirë zgjedhjet e tua dhe të rishohësh aftësitë që ke dhe ato që duhet të përmirësosh. Sa më shpejt ta bësh këtë, aq më i lehtë do të jetë tranzicioni drejt karrierës së re.
 
Binjakët

Hëna e plotë në Ujor zgjeron inteligjencën dhe pikëpamjet e tua. Do të mendosh në horizonte të tjera, më pozitive. Mërkuri dhe Saturni të ndihmojnë që ta balancosh jetën personale dhe karrierën, ndaj do të kesh më shumë kohë për miqtë dhe argëtimin.
 
Gaforrja

Cila është e vërteta jote, Gaforre? Gjatë kësaj jave nuk do t’i kursesh mendimet e tua, as për veten dhe as për të tjerët. Do të flasësh hapur dhe do të kesh një perspektivë më të qartë për jetën dhe të ardhmen. Hëna e Dashit, këtë javë, të bën njeri më ambicioz dhe produktiv, ndaj shfrytëzoje momentin.
 
Luani

Gëzuar ditëlindjen, Luan! Hëna e plotë në Ujor ndriçon aspektin e romancës dhe të fton të krijosh marrëdhënie të reja me njerëzit që të rrethojnë (kujdes me dinamikën, pasi Afërdita vijon të jetë në prapavijë). Jetoje jetën sipas vlerave të tua dhe shijo aventurat që të dalin përpara.
 
Virgjëresha

Bëj vetëm hapa të vegjël, Virgjëreshë! Kjo do të të ndihmojë që të arrish në çdo destinacion dhe të shkosh drejt suksesit në mënyrë të sigurt. Këtë javë do të gjesh një kompromis mes dëshirave të tua dhe njerëzve që të rrethojnë, që të gjithë të mbeteni të kënaqur.
 
Peshorja

Gjatë kësaj jave do të thuash të vërteta që burojnë nga zemra. Hëna e plotë në Ujor të nxit të zbulosh kurajon brenda teje, të ndash me njerëzit që të duan të mirën, dëshirat, shpresat, madje edhe frikërat. Bashkëpunimi i Saturnit dhe Mërkurit të çliron nga zakonet që s’të shërbejnë dhe të mësojnë pak më shumë mbi disiplinën.
 
Akrepi

E marta sjell Hënën e plotë në Ujor dhe ti do të nxitesh që të gjesh ndjesitë më të bukura, të cilat përpos lumturisë, do të të falin edhe siguri. Miqtë do të të japin disa ide të reja, të cilat do të të ndryshojnë mënyrën se si ti i sheh dhe i koncepton gjërat. Dëgjoji me vëmendje dhe nëse rezonojnë me ty, përdori këto ide.
 
Shigjetari

Balancoje të folurën me të dëgjuarit, Shigjetar! Hëna e plotë e Ujorit të ndihmon të zhvillosh edhe më shumë aftësinë e komunikimit, që i përfshin dëgjimin aktiv. Mërkuri dhe Saturni të rikujton sa e rëndësishme është që të thuash se çfarë ndien në momentet specifike.
 
Bricjapi

Jeto sipas dëshirës tënde, Bricjap! Hëna e plotë e Ujorit të ndihmon të gjesh integritetin dhe të vendosësh në praktikë gjërat që ke mësuar kohëve të fundit. Kjo do të ndikojë edhe në financat e tua.
 
Ujori

Fillo sërish, Ujor! Hëna e plotë në shenjën tënde ta jep këtë mundësi dhe të nxit që nëse e sheh të arsyeshme, të marrësh guximin dhe të bësh ndryshimet që do të të shërbejnë në të ardhmen. Për sa i përket njerëzve që të rrethojnë, ji më vigjilent dhe shih me vëmendje detajet.
 
Peshqit

Lëri të shkojnë njerëzit që nuk i japin asnjë vlerë jetës tënde. Hëna e plotë në Ujor të shtyn që të çlirohesh nga sjelljet dhe lidhjet e vjetra dhe të padobishme, që të prangosin në një periudhë ku ti nuk jeton më.

Artikuj të sugjeruar: