Mozzik dhe Getinjo janë përfshirë në një situatë kaotike dhe të frikshme, pasi gjatë koncertit në Gjilan, dikush gjuati me granatë dore dhe policia u detyrua të ndërhynte, për të ndërprerë koncertin dhe për të evakuuar njerëzit që ishin në club.
Përmes një videoje në Instagram, djemtë kanë njoftuar publikun për ngjarjen kaotike. Në video, Getinjo dhe Mozzik thonë: “Përshëndetje, Gjilan i dashur! Sot duhet të këndonim. Na falni të gjithëve që nuk mundëm të vazhdonim me programin, pasi dikush ka hedhur një granatë dore para lokalit, por shyqyr Zotit, nuk ka shpërthyer granata. Policia është detyruar të bllokojë të gjithë vendin dhe t’i nxjerrë njerëzit jashtë”.
Më pas, Mozzik publikoi edhe momentin kur policia ndërhyri dhe shkroi: “Respekt policia e Kosovës! Këta kryejnë vetëm punën e tyre”.