Shtatzania

Qyteti japonez këshillon gratë shtatzëna të gatuajnë, pastrojnë dhe t'u bëjnë masazh burrave o.O

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2023

Qyteti japonez këshillon gratë shtatzëna të gatuajnë,

Ah, mrekullitë e këshillave moderne për nënat e reja! Qyteti Onomichi i Japonisë me të vërtetë i tejkaloi pritshmëritë me disa fletushka që shkaktuan zemër mbarëkombëtar.

Qyteti kreu një anketë publike në vitin 2017 që u përdor për të krijuar fletushka për gratë shtatzëna, të shpërndara më vonë për banorët vendas.

"Ka dallime në mënyrën se si burrat dhe gratë ndjehen dhe mendojnë," lexohet në fletushkë. “Një nga arsyet për këtë është ndryshimi strukturor në trurin e burrave dhe grave. Dihet që meshkujt veprojnë në bazë të teorive, ndërsa femrat në bazë të emocioneve”.

Më tej, thuhet se baballarët e rinj pëlqejnë të falenderohen për kryerjen e detyrave si larja e enëve, ndërrimi i pelenave dhe mbajtja e fëmijës së tyre.

Gjithashtu shkruhet se gratë mund t'i irritojnë burrat nëse janë "të zëna duke u kujdesur për fëmijën dhe duke mos bërë punë.”

Nënat e reja këshillohet që t’i kënaqin burrat e tyre, duke përfshirë masazhet, përgatitjen e drekës çdo ditë, kujdesin e fëmijëve, bërjen e punëve të shtëpisë, përshëndetjen e burrit me “mirë se vjen në shtëpi” dhe të jenë gjithmonë të buzëqeshura në fytyrë. O.O.

"Është kaq keq që autoritetet lokale po transmetojnë idenë se kujdesi për fëmijët është puna e nënës, shkroi një person në Twitter. "Unë do të doja që autoritetet lokale të rrisnin ndërgjegjësimin se baballarët janë gjithashtu faktorë kryesorë në kujdesin ndaj fëmijëve.”

“Stresi është armiku gjatë shtatzënisë, ndaj pse pikërisht ata sulmojnë vetëm gratë?” tha një tjetër.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Yukihiro Hiratani, kërkoi publikisht falje duke thënë se fletushkat “nuk ishin në përputhje me ndjenjat e grave shtatzëna, nënave që sillnin në jetë fëmijë dhe të tjerëve të përfshirë në rritjen e fëmijëve.”

Japonia mbetet një shoqëri kryesisht patriarkale, konservatore, e cila u rendit e 125-ta nga 146 vende në Indeksin e fundit të Hendekut Gjinor Global të Forumit Ekonomik Botëror.