Showbiz dhe TV

Flet avokati i Arbenitës: ‘Ajo po ndihet e kërcënuar’

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2023

Flet avokati i Arbenitës: ‘Ajo po ndihet e kërcënuar’

Më shumë detaje janë zbuluar nga çështja Arbenita-Fero. Në një intervistë për Prive, avokati i modeles, Arianit Koci, tregoi versionin e saj të konfliktit.

“Sipas Arbenitës, ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike dhe kjo nuk është hera e parë. Ne kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Në të njëjtën kohë, ajo ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse për viktimën e dhunës në familje,” tha avokati. “Më shumë detaje nuk mund të jap, sepse prokuroria po e heton këtë rast. Sidoqoftë, përfundimisht ajo i ka ndarë rrugët me Feron.”

Ai theksoi se shkaku i konfliktit ka qenë dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar nga Fero kundrejt modeles.

“Tani është në fokus siguria e Arbenitës. Ajo po ndihet e kërcënuar,” shtoi ai.

Fero u arrestua për dhunë në familje. Sipas raportit të policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij. Të dy kanë reaguar në rrjete sociale, deklarata të cilat i lexoni në vijim: