Out and About

Mbroni mjedisin me kartat bankare ECO

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2023

Mbroni mjedisin me kartat bankare ECO

Bankimi i përgjegjshëm dhe qendrueshmëria qëndrojnë në thelb të misionit të Raiffeisen Bank. Institucionet financiare kanë një rol vendimtar për të luajtur në adresimin e sfidave mjedisore globale dhe Raiffeisen Bank është plotësisht e përkushtuar për ta përmbushur këtë rol. Nëpërmjet ofrimit të kartave ECO të debitit Mastercard Standard & Gold, synojnë t'u ofrojnë klientëve një zgjidhje inovative që përputhet me vlerat e tyre dhe promovon praktika të qendrueshme.

Kartat ECO janë krijuar nga plastika e riciklueshme, duke reflektuar përkushtimin për reduktimin e mbetjeve dhe promovimin e alternativave miqësore me mjedisin. Duke zgjedhur kartat ECO, klientët jo vetëm që kanë komoditetin dhe përfitimet e një karte, por gjithashtu kontribuojnë në mënyrë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër. Duke përdorur këto karta mund të:

Ø  Ulni emëtimin e CO2 (dioksidit të karbonit) në atmospherë

Ø  Kufizoni hapësirat e mëdha që zënë grumbullimet e mbeturinave

Ø  Shmangni ndotjen e ujit dhe tokës me mikrogrimca

Ø  Reduktoni konsumin e naftës dhe energjisë që do të përdorej për të prodhuar kartat komplet plastike

Mbroni mjedisin me kartat bankare ECO

Përveç përfitimeve mjedisore, kartat ECO të Raiffeisen Bank ruajnë standardet më të larta të sigurisë, komoditetit dhe pranimit global. Me kartat ECO, ju mund të shijoni qetësinë duke ditur se po bëni një ndryshim pozitiv gjatë kryerjes së transaksioneve tuaja financiare.