Showbiz dhe TV

Në këngën me Kidën, Mozzik vendos një detaj që lidhet me Loredanën

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2023

Në këngën me Kidën, Mozzik vendos një detaj që

Duket se pavarësisht se rrugët e tyre janë ndarë, Loredana dhe Mozzik do të vazhdojnë të komentohen, së paku sa ky i fundit të heqë dorë. Në këngën e fundit të Mozzik, në bashkëpunim me Kidën, ka një detaj që është një referencë për Loredanën.

Në këngën “Forever Together”, në një moment të videoklipit duket një letër ku shkruhet: “Ish të dashurat e Mozzik: Diellza, Erza, Blerta.”

Në këngën me Kidën, Mozzik vendos një detaj që

Në bashkëpunimin me Ylli Limanin, “Kriminele”, në një moment të këngës, Loredana këndon: “Këto fore të Nastradinit unë moti i kuptova/ L’shoja ti Diellzës, Erzës ose edhe Blertës.”

Kujtojmë se disa ditë më parë, njerëzit kritikuan Mozzik për faktin që postoi një foto me fanellën e Bayern-it, skuadra kundërshtare e klubit të Dortmundit, me të cilin luan i dashuri i ri i Loredanës, futbollisti Karim Adeyemi.