
Megan Fox ka mbuluar tatuazhin që i kishte kushtuar ish-bashkëshortit Brian Austin Green, duke zgjedhur një dizenjo me gjarpër dhe lule.
37-vjeçarja ka zëvendësuar tatuazhin të martën, në një studio në Los Angeles, Kaliforni dhe tatuazhisti ka postuar në Instagram foton dhe tatuazhin e ri të aktores.
View this post on Instagram
“Isha në gjendje të fshihja totalisht tatuazhin e vjetër poshtë gjarprit dhe luleve që ajo donte”, u shpreh artisti, duke falenderuar Fox për besimin.
Tatuazhi i mëparshëm i Fox ishte emri i ish-bashkëshortit, "Austin" dhe kështu, ajo renditet te lista e atyre V.I.P-ave që kanë bërë një tatuazh dedikuar ish-partnerit dhe më pas e kanë hequr/mbuluar.
Fox dhe Green u ndanë në maj të vitit 2020, pas thuajse 10 viteve së bashku. Së bashku ata kanë 3 fëmijë: Noah (10 vjeç), Bodhi (9 vjeç) dhe Journey (6 vjeç).
Gjithsesi, kthehemi në fillim, nëse dhe ti e ke një tatuazh të tillë, apo je penduar për një që ke bërë në të shkuarën, kjo është shenja jote! Mbuloje me një të ri!
Artikuj të sugjeruar: