Relationships

Jeta ime si një nënë beqare

Letra 1
Mirmbrema Anabel...para 8 muajsh mora guximin te shkruaj tek ju...tek tema..kam ngecur ne nje mardhenie te deshtuar... Mora shum forc nga komentuesit...dy avokate me ofruan ndimen e tyre...per te mos u zgjatur...sot jam nje nene e divorcuar...kam dy femi mbi supe...kam nje pun...kam nje jet super te ngarkuar...por po perpiqem me mish e me shpirt qe engjejve te mi te mos u mungoj asgje...shpesh bie ne pesimizem..kur ato flen un mbyllem ne dhom e qaj...i lutem zotit te mos ken fatin tim...jeta qenka lufte...e un cdo dite perballem e vetme...ne kohen kur ish burri im nuk jep as 110 mij lek qe i ka caktuar gjykata ne muaj...gjithsesi njeriu qenka shum i forte e cfar nuk duroka...sot un kam engjejt e mi pran vetes...nuk ka lumturi me te madhe kur i nxjerr nga lodrat e ato luajn e luajn e vijn e me puthin..je mami me e mir ne bote...cdo dit i lutem zotit...te me japi force tja dal per engjejt e mi...flm per mbeshtetjen....me rrespekt Ana....

Letra 2
Pershendetje anabel...ehh sonte qeka radha ime..me then historin time...u martova ne moshen 21 vjece..bera dasem te madhe por pa njoh mir personin qe vendosa ta vishja ate fustan te bardh..ai dukej njeri i qet premtonte etj por nfakt sbente asgje..pas martese ngela shtatzen e mduheshin lek per vizit eko etj dhe ai??ai qante skam cte bej ku ti gjej etj. Dil puno thoshte ose kerkoju te tjerve se ishte msu..me sillnin njerzit e mi por smund tme mbanin ter jeten..vensosa te iki nga greqia 5 muajshe shtatzen me ndihmen e motres sime shkova ne nje shtet tjetr kerkova azil..mpranuan dosjen..dhe pas disa muajsh lindi djali im...ai me dha drite me qen e fort..sishte e leht letra skisha ..shpi timen skisha..motren se kisha afer.. isha ne qender qe ishte per nena me fmij aty me msonim mjepnin kurajo se qaja ter kohes per fatin tim..prindrit rrinin ne telefon 24 ore me mua.. lek mjepte shteti sa per te ngren buk..e babai djalit thoni ju??ai sberi asgje..su pergjigj kurr.. u mor me pun te pista e perfundoi nburg...kam dy vjet e gjys ktu...fal zotit fitova letrat kam te drejt tpunoj ..kam nje shpi qe rri e qet me birin tim..por prap sesht e leht skam ate familje qe enderroja..duhet tjem dhe nen e baba per fmijn tim..eh te keput shpirtin fmija...u be koh qe skam besim askund..lutem zotit qe nje dit ti fal djalit nje familje te qet me motra vellezer te kem krah vetes dike qe te mdoj te pergjigjet per ne..jo si ket her qe mu desh te perballoja vetem cdo gje..anonim te lutem

Letra 3
Ehh Anabel,lexova temen dhe nuk ngurova te shkruaja dhe une historin time.. Jam nje nene 28 vjece me dy binjaket e femijet me te bukur ne bote! Ne moshen 22vjecare kisha nje lidhje te deshtuar,te mjere, pa kuptim me dike qe as nuk me respektonte, nuk me donte, me trajtonte ne menyren me te ulet, por shpresoja se do te behej njeri. Kisha ngecur keq me ate lidhje qe as e tille nuk quhej. Zgjati nje vit,dhe pasi ndahem nga personi ne menyren me mizore,duke me poshteruar e sa gjera te tjera,i vendos nje qellim vetes, Stop ndjenjave dhe shpreses ndaj atij mashkulli. Ne jeten time asgje nuk po shkonte mire,cdo gje ters, e lodhur shume psikologjikisht numeroja ditet kur do kalonte ajo gjendje! Pas dy muajsh kisha disa shqetesime,te vjella, marrje mendsh, as vete nuk e kuptoja cpo ndodhte. Vendos ti kerkoj ndihme nje shoqeje,i tregoj shqetesimin, madje dhe dyshimin per nje shtatzani te mundur. Pas testit dhe analizave une mar lajmin se prisja nje femije (ne fakt 2). Me ra si bombe, por perjetova dhe nje ndjesi prej nene te papershkrueshme. Familja ime ishte me parime shum te forta,dhe mua me duhej te zgjidhja jeten time ose te femijes. Per to do ishte cnderim dhe turp. Behem e forte,kurrsesi nuk doja ta abortoja femijen. Me lejen e familjes largohem jasht tek tezja. Babait te femijes nuk i thoja dot se do me poshteronte duke thene nuk eshte i imi, aq i pa turp ishte ai njeri. Pa u zgjatur i tregoj problemin dhe me ndihmon shume, madje te mar dhe lejen e qendrimit ne kte shtet te huaj.. Une i linda 2 engjej, 2 djem yje, 2 dashurite e mia, per te cilet punoj dhe jetoj cdo dite. Jam shume e lumtur dhe ne Shqiperi nuk jam kthyer mè nga frika si do e presi familja,dhe nese e mer vesh i ati do mundohej te mi mari. Ama un nuk pendohem per zgjedhjen time. Kam bere gjen e duhur,jam krenare dhe i adhuroj femijet e mi. Anabel flm nese e poston dhe pse me add tjeter pasi nuk kam nje add timen. Gjith te mirat

Letra 4
Mirmbrema Anabel , pash temen e sotme dhe do doja tjua tregoja dhe un historin time por anonim ju lutem. Historia ime nisi kur une isha vtm 15 vjec , u detyrova te shkoja ne itali pasi familja ime ishte ne hasmeri dhe aty qendrova me tezen dhe gjyshen time por pasi ato me keqtrajtonin gjeta ngrohtesi te nje djal 21 vjec ... U lidhem bashk e beme dhe zyrtare me familjet dhe filluam te jetonim bashk .. Pas 2 vitesh bashkjetim me te une ngela shtatzan dhe ai nuk me lejoi ta hiqja femijen dhe kur femija erdhi ne jete ai ndryshoi sjellje u katandis si mos me keq vetem pinte alkol dhe leket qe fitonte i linte ne bixhoz , mir mua qe sme vinte re fare po as me femijen nuk luante si gjith baballaret e tjere e derisa un vendosa te ndahesha pasi smundesha me , dhe tani un jam 20 vjec femijen e kam 3 vjec dhe ai njeri vetem 1 her ne 4 muaj kujtohet te marre ne cel qe ti dgjoj zerin djalit te tij dhe un e urrej ate njeri me gjith shpirt , kaq kisha per te then , ju q jeni gati tm shani ose t ofendoni duhet t ishit njeher n vendin tim , naten e mire,

Letra 5
Pershendetje Anabel!..tema qe keni zgjedhur per sonte me beri te perkujtoj momente te trishta te jetes time..kam qene e martuar me nje njeri te mrekullueshem,por zoti apo fati vendosi qe ta largonte nga une,para gati 7 vitesh pesuam aksident me makine ne itali dhe ai nderroi jete..ne ate kohe isha shtatzene..dhimbja ishte e papershkrueshme kur mora vesh vdekjen e tij dhe nuk mundi as ta njohe femijen tone...me pas kur linda djalin ka qene shume e veshtire sepse pervec dhimbjes me duhej dhe te rrisja nje femije e vetme,por fatmiresisht kam nje familje te mrekullueshme qe me ka perkrahur dhe me ka qendruar afer ne keto momente te veshtira te jetes time..tani ka 5 vjet qe jam kthyer te jetoj ne shqiperi,jetoj te prinderit e mi,..mendoj qe ja kam dale mbane me ndihmen e zotit dhe te familjes time..sot kam mbaruar universitetin dhe kam hap nje biznes privat qe te them te drejten shkon shume mire dhe djalit tim mundohem ti plotesoj cdo gje,ai eshte i rrethuar me dashuri pafund dhe falenderoj zotin qe e ka sjelle ne jeten time,sepse ai eshte forca ime eshte ajri im eshte drita e syve te mi...i them te gjitha atyre nenave qe rrisin femijet e tyre te vetme qe te kene kurajo dhe kurre mos te humbin shpresat se do te kete nje te neserme me te mire,pavaresisht veshtiresive qe hasen kur je nene e vetme..!!! Flm nqs e poston Anabel!

Letra 6
Pershendetje anabel! Lexoj shpesh historit tuaja, sonte pas nje diskutimi pak te rend me ish burrin Po ju shkruaj dhe un meqe tema qenka e pershtatshme. Dhe un jam nji Nene e ndar prej 2 vjetesh pothujse. Ndodhem ne itali dhe jetoj me djalin tim 6 vjecar ne nji shtepi me qera, ish burri me jep 350 euro ne muaj per djalin por dhe vet punoj badante osè dhe pastrim neper shpia cfar te dali. Me leket qe me jep ai dhe me rrogen time dhe me shum kursime arrij ne fund te muajit te paguaj qeran uj drita gaz kopeshtin e shum shpenzime tjera. Ne fakt gjeja qe me lendon me shum dhe qe me veshtirson me shum situaten esht ai.. ishi im, qe sa her gjen rastin me nervozon me offendon me ve ne faj per cdo gje (dhe pse faji i ndarjes ishte i tij) me offendon sepse un mund te dal me shoqet fundjave dhe fut djalin ne mes thot se nji Nene e mir nuk duhet te dali., tani kam gjetur pun ne restorant dhe ai prap gjykon punen sepse esht i mentalitetit te vjeter qe sduhet te kem kontakt me njerzit. dhe shum gjera te tjera por nuk dua ta zgjas sepse nuk dua ti kujtoj dhe lendohem. Dhe nga kjo situate djali ka ndryshuar sjellje esht ber me pak i degjueshem dhe ka raste kur esht nervoz me thot je Mami e keqe, ktu me lendon sepse un mundohem me mish e shpirt mos ti mungoj dashuria ime plus dhe pasi e mar nga kopeshti e coj ne park te luaj me shoket fundjave e coj dhe ne liqen ose ne vende ku ska shkuar ndonjiher brenda dhe mundsive sepse leket dhe mundsia e udhetimeve jan te kufizuara. Esht shum e veshtir te jesh Nene e vetem duhet te perballesh me cdo gje e vetme.. un jam dhe e vetme ktu sepse familjen e te afermit i kam ne shqiperi shoqe te verteta nuk kam sepse me kam zhgenjyer. I vetmi esht djali qe e dua shum dhe bej cdo sakrific per te sa do qe Pas shum lodhjesh dhe sakrifica qe bej ai kur esht nervoz me thot qe jam e keqe por un e di qe ai me do e di, kur zgjohet naten per te shkuar ne banjo dhe pastaj vjen me puth kur un Jam ne gjum, kur me thot brava Mama ke gatuar shum mir dhe pse ai ha shum pak.kto me japin shum forz per te ec para dhe mundohem qe mos ti mungoj asgje. Tani me shum sakrifica po bej dhe patenten te mar makinen sepse ne dimer mos te ket ftoft kur shkon ne kopesht qe mos ti behen kepucet uj kur bie shi, dua qe ta coj ne kurs per kercim sepse esht nji balerin i talentuar dhe vec duke dgju muzik ne TV. Kam shum ambizie per engjellin tim dhe nji dit do ja arrij do arrij qe ai te jet krenar per mia.

Letra 7
Mirmbrema anabel... Ehhh kjo tema e sotme.. Me ngjeth mishin.. Esht gjeja qe uroj mos ti ndodhi asnje femre ne bot.. Qoft me te liges me te poshtres me te perdales, jo per to po per fmijet qe skan asnji faj... Ne moshen 15vjecare u njoha me nje djal nga veriu.. Vazhduan 5muaj lidhje dhe dita dites sa vinte e behej edhe me xheloz edhe me i padurushem.. E kuptoi qe kjo gje nk me pelqente dhe donte te benim nje fmi si e si tme mbante lidhur pas vetes.. E doja aq shum saqe hoqa dor nga tgjitha shkolla shoqeria familja qyteti... Martohemi.. Behemi prinder te nje vajze te mrekullueshme.. O zot dita me e lumtur e jetes time.. Tggjith filluan duke mthen jo esht gabim tkishe maru shkollen ju fute halleve shpejt etj etj.. Thash familje do krijoja si 16si 26...pun e madhe se jam e vogel.. Me lindjen e saj fillun probleme ne shpin ton.. Burri vazhdonte sillej akoma si nje fmi.. Se mendonte fare faktin qe u be me grua me fmi dhe se hallet u shtuan.. Po tkishte lek per kafe e cigare si interesonte asgje tj.. I thoja pampersa meri lek sateme, i thoja bli qumesht ne oren 8, ma sillte ne 12..mlinte vetem ter diten pa telefon dhe dilte bridhte.. Te smurej fmija un skisha njeri kujt ti thoja.. As telefon asgje.. Se na ishte dhe xheloz zotria.. Fillun sherre debate perdit.. Derisa filloi duke perdorur dhe dhunen.. Qe asaj dite mar valixhet dhe gocen e nisem per te familja ime.. Thash me mir tme mbajn mua dhe gocen me buk sesa edhe ate parazitin.. Sot e kam gocen 3 vjec dhe ai akoma sesht kujtuar tmari nje her ne tel apo qoft tvi ta shikoj njeher. O zot i madh sdi ca emri ti ve atij njeriu tpashpirt.. Nje njeri qe sdo fmin sdo asnji.. Jam shum e lumtur qe po shijoj cdo minut pran saj.. Cdo fjal cdo veprim te sajin me gjithse shum e veshtir me shum mund e sakrifica po ja dal.. Cdo sakrific per fmin ja vlen, mjer ai ca ka humbur..sikur ta shihte sesi e puth cdo nat nga ekrani telefonit vajza e tij.. Po cprind esht ai.. Ai esht nje cop fundurine kur sditi te mbante dhuraten me tbukur tzotit.. Nuk shuhet dynjaja as per burra as per gra ama fmia esht kryesorja ne kte bot.. Nena mos u shqetsoni.. Fmija do rritet.. Do bej perpara si me nji si me dy prind.. Me mir me nji prind e nje jet te qet sesa me dy prinder e nje ferr.. Naten.. Anonim ju lutem

Letra 8
mirmbrema Anabel! jam nje nene 31 vjece.para 9 vjeter kur isha ne universitet u dashurova me nje djal mulat.familja ime nuk donte qe une te martohesha me ate dhe me mbanin vec mbyllur.nje dite ai me rrembeu dhe u martuam..kur me coi ne shtepine e tij ai kishte nje djale pasi kishte qene i martuar.kur e kuptova gabimin doja te kthehesha te familja ime por nuk mundesha pasi isha 3 muajshe shtatzane.largohem nga shqiperia per ne greqi.atje linda djalin tim dhe u bera me dy cuna pasi dhe djali burrit me therriste mama.para 2 vjetesh burri vdiq nga kanceri dhe une ngela e vetme me dy djemt e mij qe jane me te shtrenjtet per mua.me forc i mbaj keta djem duke ju plotesuar cdo deshire.punoj cdo dite nga ora 4 e mengjesit deri ne 7 ne mgjes i marr djemt i coj ne shkoll shkoj ne 2 mbasdite i marr nga shkolla dhe shkoj prap ne pune deri ne 6 mbasdite.per ata djemt e mij do punoja 24 ore qe atyre mos te ju mungonte gje.Prandaj nena te dashura keni forcen dhe vullnetin se nje dite zoti do ju shperblej. anabel ju lutem postojeni

Letra 9
mrb anabel. Pash temen e sotme e doja te merja dhe un pjes. 16 njoha nje djal. Kalova mir me te. Por pash 3 vitesh dicka nk shkoi me ne dhe u ndam. Ishim te fejuar. Fatkeqsish kembenguljet e familjes time me shtyn tu riktheja me ate. Ai u tregua shum banal sepse me la shtatzen me qellim. Dhe pasi zbulova shtatzanin time ai e mohoi femijen e tij. Kam vuajtur shum mohimet e ofendimet e familjarve te tij dhe te mi po dhe te atij vet. Me thonte qe nk e kisha me ate femijen. Me kerkoi te abortoj. Por nk munda. Ishte femij i padeshiruar nga te gjith. Nejse me pas vendosem ta mbanim dhe u martuam. Aty mora vesh qe me pat len shtatzan. I pafytyri. Me tradhtoi me te njejten femer shum her. Me godiste e ofendonte ne sy te femijes. Nuk po duroja dot me. Kaluam 3 vite martes dhe u ndam. Atij as qe i shkonte ne mendje per te birin. C'faj ka femija. Esht i pafajshem esht engjell. Me fajsoi mua per ndarjen. Shpiku shum gjera per mua. Un tentova ti jepja fund jetes. Isha n mes t 4 rrugve me qasnin te gjith isha dhe me fmij te vogel. Por fal zotit u sqaruan te gjitha. Dhe un ate koh kuptova cilet ishin vertet njerzit qe te duan vertet. Ato jan prinderit. Per ato mora forca te harroja gjithcka. Vendosa te jem e lumtur me tim bir. Kam nje pun te mir. Un biri im dhe familja ime jemi te lumtur dhe gezojm te gjith shendet te mir. Kjo esht me e rendesishmja.

Letra 10
kam shkruar pak jav me pare mbi genjeshtren e une e cila vazhdoj te jetoj me ate genjeshter . nese ju kujtohet jam ajo vajza qe studioja ne uk dhe gjate pushimeve me shqiperi mbeta shtatzen . Sakrifica ime jetova per nje vit me dy djem gay ne nje shtepi ( njeri shoku im qe para familjes time ishte im shoq dhe i dashuri i tij) ashtu me barkun tek goja mbarova shkollen punoja njekohesisht e sot te gjitha ato sakrifica ja vlejten une jam shume e kompletuar anonim

Letra 11
Pershendetje anabelista.. Une jam nje nen 26vj dhe oara dy vjetesh solla ne jet nje vajz te mbrekullueshme... Vendosa ta mbaja duke ditur se ishi im se donte dhe me thoahte cdo dit ta abortoja sepse sishim gati per nje hap te till.. Nuk u munda ta beja dicka te till dhe e mbajta.. Ja fsheva si fillim shtatezanin time se kisha frik moa me bente keq per ta humbur dhe me von sembaja dot me brenda meje dhe ja thash kur isha 5 muaj. U cmend ariti te me ofendoj me tha fjalen e fundit.. Nje dite me pare isha jea e tije gjithckaja e tij pasi e mori vesh u bera femra me e ulet ne bote.. Linda.. Me la vetem. Flianim.. Vazhduan lidhjen ton me mijera mashtrime se po mundohej per te miren ton e nje dite do iahim bashk dhe si sot e kesaj dite akoma me mashtrime jetojm.. Fain dihet se e kam une sepse e kam toleruar shume i ulesha dhe kur ska pasur te drejt vem e vetem per te mos e humbur dhe per te pasur femija babain afer... Por asgje.. Premtime bosh.. Njerez te till duhen vrar.. I uroj forc nenave qe detyrohen e risin vetem femijet e tyre por me shume te vrasin gjykimet ne te gjith kete histori se sa mundi qe do besh ta risesh ate femij.. Ju flm.. Anonim ju lutem

Letra 12
Mirmbrema e pershendetje te gjitheve .Une qe po shkruaj jam nje nene qe rrita vetem dy femijet e mi !!Isha martuar me dashuri qe ne 15 vjec dhe pavaresisht dashurise e perpjekjeve te mia kjo martese nuk rezistoi per fat te keq .Erdhi nje dite qe duhet te vendosja per te ardhmen e te treve sepse im shoq nuk ka qene ndonjehere shpirterisht e shume kohe fizikisht prane familjes .Punoj gjithe diten per te rritur e edukuar sic duhet femijet r mi .normal qe jete personale nuk ka .por asnje here te vetme nuk do ndryshoja vendimin tim .Nuk jia di per nder asnje qindarke askujt .Do doja vetem te pergezoj meqe mu dha rasti te gjitha nenat qe bejne te pamunduren per femijey e tyre .shpresoj nje dite te marrin shperblimin e tyre e ti shikojne femijet e tyre ashtu si deshirojne .Mire do ishte qe jeta te tregohej e bute me te gjithe por nuk behet .cdo gje ndodh per nje arsye por cilado qofte mos braktisni femijet tuaj !!Anonim ju lutem .flm nqs e postoni

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb